​ Berberi shqiptar, u bë i famshëm me Lotarinë Amerikane (Foto)

Published on 08-10-2017

Amerika ka qenë një ëndërr për shqiptarët, që disa prej tyre e kanë realizuar nëpërmjet lotarive amerikane. Më shumë se 200 mijë shqiptarë kanë plotësuar lotarinë me shpresën se do të fitojnë ‘ëndrrën amerikane’.

Megjithatë në rrjetet sociale ka pasur edhe debat nëse atje ku do të shkojnë, do të gjejnë parajsën.

Të shumtë janë ata që thonë se do të jetë e vështirë, por të paktën nëse punon, fiton jo vetëm para, por edhe respekt.

Ja një rast interesant.

Një ditë më parë, në të përditshmen prestigjioze amerikane, Chicago Tribune, një shkrim i dedikohet një berberi shqiptar.

Jo, nuk e kanë burgosur sepse nuk mbante kasë fiskale, por Frank Shermitraku po nderohet për punën e tij. Ai është pronar i Frank’s Barber Shop dhe klientët ndjehen shumë të kënaqur nga puna e tij.

Këtë vit, saloni i tij feston 90-vjetorin. Në fakt Shermitraku e ka blerë salonin në gusht të vitit 2006. Ajo është hapur në vitin 1926 dhe ka qenë në pronësi të Bill Docimo. Shermitraku është rritur në Korçë nën regjimin komunist.

 

Enjoyed this video?
capture_1507444382-7935704
"No Thanks. Please Close This Box!"