3 mijë refugjatë të zhdukur në Gjermani, Merkel nën presion të jashtëzakonshëm

Published on 19-02-2017

auto_Angela-Merkel-and-group-of-migrants-arriving-in-southern-Germany-5896061487508139

Zyrtarët gjermanë kanë pranuar se 3000 refugjatë janë zhdukur brenda një landi të vetëm në Gjermani. Zhdukjet masive të refugjatëve janë raportuar në shtetin e Brandenburgut, i cili është fqinji më i afërt i kryeqytetit të Berlinit.

Zyra e prokurorit publik ka nisur kontrollet e jashtëzakonshme për azilkërkuesit, shkruan “Daily Mail”.

“Gati 20 për qind e 18.000 emigrantëve janë zhdukur zyrtarisht,” tha prokurori i zonës, Ulrich Scherding.

Angela Merkel është përballur me një  presion të jashtëzakonshëm, sakteson britanikja, duke shtuar se kancelarja eshtë gjykuar ashpër mbi politikën e saj të diskutueshme mbi refugjatët, sidomos pasi një milion azilkërkues mbërritën në vend në vitin 2015.

Dje, në një konferencë në Munih, Merkel tha se Evropa ka një “detyrim” për të marrë më sa shumë refugjatë, duke shtuar se Islami nuk është “burimi i terrorizmit”./SYRI.net/

Enjoyed this video?
auto_Angela-Merkel-and-group-of-migrants-arriving-in-southern-Germany-5896061487508139
"No Thanks. Please Close This Box!"