34 biznese e miliarda lekë, ky është deputeti “sheik” i Kuvendit të Shqipërisë

Published on 25-11-2017

Anëtarët e rinj të Parlamentit Shqiptar, të cilët morën për herë të parë mandatin në zgjedhjet e 25 Qershorit 2017, vijojnë të befasojnë me deklaratat e pasurisë.

Përpos deputetëve demokratë Agron Shehaj dhe Luan Baçi, një tjetër personazh i pasur i është bashkuar Parlamentit.

Ai është deputeti i Partisë Socialiste, për Qarkun e Vlorës, Vullnet Sinaj, i cili rezulton me aksione nga 50 % deri në 100 % në 27 shoqëri tregtare, shkruan Shqiptarja.com.

Referuar deklaratës së pasurisë deputeti Sinaj posedon pjesërisht rrjetin e big marketeve në qarqet kryesore të vendit.

Vetëm gjatë një viti kalendarik, ligjvënësi deklaron të ardhura nga 21 biznese në shumat 6 000 000 lekë, 10 690 527 lekë, 3 639 728 lekë, 4 488 359 lekë, 3 997 911 lekë, 3 679 561 lekë, 4 929 840 lekë, 4 013 556 lekë, 4 207 914 lekë, 2 853 324 lekë, 5 447 067 lekë, 3 703 927 lekë etj.

Ligjvënësi e justifikon pasurinë me të ardhura nga emigracioni, paga, kursime familjare, të ardhura nga bizneset, hua dhe kontribut nga familja.

Bashkëshortja e deputetit, Miranda Sinaj, rezulton aksionere me 49-100 % në pesë kompani të ndryshme, ndërsa referon si burim të ardhura nga paga, të ardhura nga biznesi dhe kursime familjare.

Dy vajzat e deputetit, Enxhi Sinaj dhe Françeska Sinaj deklarojnë kuota në dy kompani.

Deputeti i Vlorës deklaron gjithashtu apartament banimi me sipërfaqe 52 m2 në Tiranë, me vlerë 8 580 lekë, apartament banimi me sipërfaqe 39 m2 në Vlorë dhe shtëpi banimi me sipërfaqe 75 m2 dhe truall 1 200 m2, në Vlorë, tokë atë me sipërfaqe 11 400 m2 në Vlorë etj.

Vullnet Sinaj deklaron edhe disa llogari bankare në bankat e nivelit të dytë në vlerat 35 884 923 lekë, 57 696 euro, 73 799 euro, 52 455 243 lekë etj.

Pasuria e plotë

Vullnet Sina, deputeti i Partisë Socialiste

Apartament banimi me sipërfaqe 52 m2, në Tiranë, me vlerë 8 580 lekë. Burimi kursime nga emigracioni.

Truall me sipërfaqe 132 m2, në Vlorë, me vlerë 14 355 000 lekë. Burimi me testament.

Apartament banimi me sipërfaqe 39 m2, në Vlorë. Burimi të ardhura nga biznesi.

Tokë atë me sipërfaqe 3 492 m2, në Tiranë, dhuruar nga nëna në vitin 2017.

Tokë atë me sipërfaqe 11 400 m2, në Vlorë, fituar sipas ligjit 7501.

Shtëpi banimi me sipërfaqe 75 m2 dhe truall 1 200 m2, në Vlorë, me vlerë 2 200 000 lekë. Burimi të ardhura nga bizneset dhe kursimet familjare.

Aksione në ‘Big Market’ në Tiranë, në shumën 1 860 000 lekë. Burimi të ardhura nga emigracioni dhe kursime familjare.

Aksione në ‘Big Ulqinaku’, në Tiranë, në shumën 450 000. Burimi të ardhura nga biznesi.

Aksione në ‘Big Parku” në Tiranë, në shumën 1 500 000 lekë. Burimi të ardhura nga emigracioni, paga dhe kursime familjare.

Aksione në ‘Shallvare’ në Tiranë, në shumën 250 000 lekë. Burimi të ardhura nga bizneset.

Aksione në ‘Ideal Market’ në Tiranë, në shumën 1 589 500 lekë. Burimi të ardhura nga bizneset.

Aksione në ‘Komuna e Parisit’ në Tiranë, në shumën 1 020 000 lekë. Burimi të ardhura nga bizneset.

Aksione në ‘Big Dielli’ në Tiranë, në shumën 1 020 000 lekë. Burimi të ardhura nga bizneset.

Aksione në ‘Big Lezha’, në Lezhë, 51 %, në shumën 6 000 000 lekë. Burimi të ardhura nga biznesi.

Aksione në ‘Big Leo’ në Lezhë, 50 %, në shumën 1 275 000 lekë. Burimi të ardhura nga bizneset.

Aksione në ‘Noeli’, në Lezhë, 50 %, në shumën 1 000 000 lekë. Burimi të ardhura nga bizneset.

Aksione në ‘Big Shëngjini’, në Lezhë, 50 %, në shumën 1 000 000 lekë. Burimi të ardhura nga bizneset.

Aksione në ‘Big Porcelani’, në Tiranë, 100 %, në shumën 1 500 000 lekë. Burimi të ardhura nga bizneset.

Aksione në ‘Big Rruga e Re’, Vlorë, 51 %, në shumën 510 000 lekë. Burimi të ardhura nga bizneset.

Aksione në ‘Big Kali i Trojës’, në Vlorë, 51 %, në shumën 1 530 000 lekë. Burimi të ardhura nga bizneset.

Aksione në ‘Big Elbasani’ në Elbasan, 50 %, në shumën 1 500 000 lekë. Burimi të ardhura nga bizneset.

Aksione në ‘Dita e Verës’ në Elbasan, me 51 %, në shumën 510 000 lekë. Burimi të ardhura nga bizneset.

Aksione në ‘Big Ushtaraku’, në Tiranë, 50 %, në shumën 1 000 000 lekë, Burimi të ardhura nga bizneset.

Aksione në ‘Big Kukësi’ në Kukës, në shumën 1 500 000 lekë. Burimi të ardhura nga bizneset.

Aksione në ‘San Paolo’ në Tiranë, me 100 %, në shumën 2 000 000 lekë. Burimi të ardhura nga bizneset.

Aksione në ‘Bashkimi’ në Tiranë, me 50 %, në shumën 1 050 000 lekë. Të ardhura nga emigracioni dhe kursimet familjare.

Aksione në ‘Big Medreseja’ në Tiranë, me 100 %, me shumën 3 000 000 lekë. Të ardhura nga bizneset.

Aksione në ‘Big Rruga e Kavajës’ në Tiranë, me 100 %, me shumën 3 000 000 lekë. Të ardhura nga bizneset.

Aksione në ‘Big Mapo’ në Tiranë, me 100 %, me shumën 2 000 000 lekë. Të ardhura nga bizneset.

Aksione në ‘Big Yz-Berish’ në Tiranë, me 100 %, me shumën 3 000 000 lekë. Të ardhura nga bizneset.

Aksione në ‘Big Alb Grup’ në Tiranë, me 100 %, me shumën 105 800 000 lekë. Të ardhura nga bizneset.

Aksione në ‘Tirana Cash Carry’ në Tiranë, me 100 %, me shumën 298 700 000 lekë. Të ardhura nga bizneset, emigracioni, kursime familjare dhe hua.

Aksione në ‘Iliria Penn’ në Tiranë, me 50 %, me shumën 50 000 lekë. Burimi të ardhura nga bizneset.

Llogari bankare në Procredit Bank, 35 884 923 lekë. Burimi të ardhura nga pagat dhe dividentët.

Llogari bankare në Procredit Bank, 57 696 euro. Burimi të ardhura nga pagat dhe dividentët.

Llogari bankare në Procredit Bank, 73 799 euro. Burimi shitja e kuotave në shoqërinë Skënderbeu.

Llogari bankare BKT, 52 455 243 lekë. Burimi të ardhura nga pagat dhe dividentët.

Llogari bankare BKT, 461 euro. Burimi të ardhura nga pagat dhe dividentët.

Llogari kursimi në në Procredit Bank, në emër të djalit, 1 061 euro. Burimi kontribut nga familja.

Llogari kursimi në Procredit Bank, në emër të djalit, 176 369 lekë. Burimi kontribut nga familja.

Dhënë hua një shtetaseje, 1 700 000 lekë. Burimi të ardhura nga pagat dhe dividentët.

Dhënë hua shoqërisë… shumën 103 165 500 lekë. Burimi të ardhura nga pagat dhe dividentët.

Konsulent për sipërmarrje në shoqërinë Tirana Cash Carry, paga 3 150 000 lekë.

Konsulent për sipërmarrje në shoqërinë BigAlb Group, paga 587 275 lekë.

Dëmshpërblim shëndetësor nga aksidenti, 12 500 000 lekë.

Tërheqje dividenti nga shoqëria ‘Komuna e Parisit’, 3 639 728 lekë.

Tërheqje dividenti nga shoqëria ‘Big Kukësi, 1 161 438 lekë.
Tërheqje dividenti nga shoqëria ‘Big Market, 4 488 359 lekë.
Tërheqje dividenti nga shoqëria ‘Big Ulqinaku’, 2 130 908 lekë.
Tërheqje dividenti nga shoqëria ‘Big Parku’, 1 841 870 lekë.
Tërheqje dividenti nga shoqëria ‘Big Lezha’, 3 997 911 lekë.
Tërheqje dividenti nga shoqëria ‘Big Leo’, 3 679 561 lekë.

Tërheqje dividenti nga shoqëria ‘Big Noeli’, 2 889 474 lekë.
Tërheqje dividenti nga shoqëria ‘Big Shëngjini’, 10 690 527 lekë.
Tërheqje dividenti nga shoqëria ‘Big Porcelani’, 4 929 840 lekë.
Tërheqje dividenti nga shoqëria ‘San Paolo, 2 612 085 lekë.
Tërheqje dividenti nga shoqëria ‘Big Rruga e Re’, 2 519 680 lekë.
Tërheqje dividenti nga shoqëria ‘Big Kali i Trojës’, 4 013 556 lekë.

Tërheqje dividenti nga shoqëria ‘Big Elbasani’, 4 207 914 lekë.

Tërheqje dividenti nga shoqëria ‘Dita e Verës’, 2 853 324 lekë.
Tërheqje dividenti nga shoqëria ‘Mapo’, 5 447 067 lekë.
Tërheqje dividenti nga shoqëria ‘Big Rruga e Kavajës’, 1 200 330 lekë.

Tërheqje dividenti nga shoqëria ‘Bashkimi’, 1 550 228 lekë.
Tërheqje dividenti nga shoqëria ‘Big Medreseja’, 3 703 927 lekë.
Tërheqje dividenti nga shoqëria ‘Big Yz Berish’, 6 000 000 lekë.
Tërheqje dividenti nga shoqëria ‘Big Ushtaraku’, 794 677 lekë.
Shitje të 49 kontributeve në shoqërinë ‘Big Dielli’, 980 000 lekë.

Shitje të 49 kontributeve në shoqërinë ‘Komuna e Parisit’, 980 000 lekë.

Bashkëshortja Miranda Sinaj, Aksione në Xhamlliku, me 50 %, në Tiranë, në shumën 6 450 000 lekë. Burimi të ardhura nga paga dhe fitime të kapitalizuara.

Aksione në ‘Stop Shop’, Tiranë, me 49 %, në shumën 2 107 000 lekë. Burimi të ardhura nga paga dhe fitime të kapitalizuara.
Aksione në ‘Bashkimi’, Tiranë, me 50 %, në shumën 2 050 000 lekë. Burimi të ardhura nga kursimet familjare.

Aksione në ‘Estee Lauder’, Tiranë, ME 100 %, në shumën 100 000 lekë. Burimi të ardhura nga biznesi.

Aksione në ‘M.A.S.S.’, Tiranë, ME 100 %, në shumën 100 000 lekë. Burimi të ardhura nga kursimet familjare.

Llogari banakre në Procredit Bank, 339 497 lekë, burimi nga pagat.

Administratore e shoqërisë ‘Bashkimi’, paga 646 332 lekë.

Vajza Enxhi Sina, kuota në shoqërinë ‘Big Ëishes’, 490 000 lekë. Burimi kontribut nga babai.

Llogari banakre në Procredit Bank, 32 941 lekë. Të ardhura nga paga dhe kontribut nga familja.

Llogari banakre në Raiffeisen Bank, 80 866 lekë.

Psikologe në shoqërinë, Big Alb Group, paga 140 000 lekë.

Administratore dhe psikologe në shoqërinë, Big Wishes, 159 840 lekë.

Psikologe në Bashkinë e Tiranës, 195 162 lekë.

Vajza Françeska Sinaj, kuota në shoqërinë ‘Big Wishen’, 510 000 lekë. Burimi kontribut nga babai.

Llogari banakre në Procredit Bank, 88 560 lekë. Burimi të ardhura nga pagat dhe kontribut nga familja.

Llogari në Societe General Albania, 1 384 euro. Burimi kontribut nga familja.

Ekonomiste në shoqërinë BigAlb Group, paga 480 000 lekë.

Administratore në shoqërinë Big Wishes, paga 92 215 lekë. /albeu.com/

Enjoyed this video?
sheik2
"No Thanks. Please Close This Box!"