35 plumba mbi viktimën, rivalët e Bares i bëjnë trupin shoshë të riut

Published on 12-10-2017

Në foto është burri që u mbijetoi bresherive të kallashnikovit në Lushnjë. Një plumb e preku në këmbë. Eshtë jashtë rrezikut për jetën.

Bujar Turku po kalonte pranë lokalit ku ishin ulur shenjestrat e atentatorëve, në lagjen “Loni Dhamo” në vendin e quajtur Ura e Perroit.

Gjurmët e gjakut akoma duken dhe pse bashkia nisi pastrimin e territorit në orët e hershme.
Aty ku pasditen e së merkures ishin shtrirë të vrarë trupat e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhes, janë vendosur lule.
Shoku i tyre Marius Xhepexhiu ndodhet në Tiranë në kurë intensive mjekësore. Bashkë me ta në kafe ndodhej edhe shoku tjetër Saimir Xhelili. Dyshohet se ishte një nga shenjestrat e parë për tu vrarë. Sot ai është dëshmitari kryesor i çështjes në dorë të hetuesve.

Të gjithë bashkë thuhet se ishin miqtë dhe shokët e Xhulio Shkurtit, nipi i Aldo Bares. Ky besohet që u largua nga tavolina 10 minuta para se te ndodhte masakra.

Zamiri Latifi thirri: Çuna na vranë! Të gjithë u ngritën nga karriget por pa shpëtim. Njeri nga autorët që sipas policise dyshohet te jete Laert Haxhiu doli jashtë Benz-it dhe qellonte me bresheri kallashi. Autori i dytë Orges Bilbili gjuante nga brenda makinës.

Në trupin e Latifit u gjetën 35 plumba, kurse në trupin e Hoxhes 7 plumba. Në vendin e ngjarjes ekpertët mblodhen dhe 41 gëzhoja.

Banorët u panë të largoheshin me vrap. Qyteti i përfshi në panik. Në Lushnjë, ishin rikthyer krismat vdekjeprurëse.

Masakra ndodhi vetëm në pak minuta dhe mjeti i autorëve u largua me shpejtesi për të përfunduar i djegur pranë fshati Çukas në rrugën e vjetër Lushnjë-Berat.

Dy policë të parët në vendin e ngjarjes, nxorrën jashtë tre automatikët. Ndoshta me idene për të shpëtuar gjurmë.

Hetuesut besojnë se masakra është pasojë e hakmarrjeve midis grupeve rivale. Por ka dyshime për atentat të organizuar. Autoret demostruan egërsi, kishin për qellim ti vrisnin të gjithë. Ishin të stervitur dhe operuan me shpejtësi.

Forma e ekzekutimit është tregues për pastrim territori. Por janë ekspertët ata që do të percaktojnë; a ishte kjo masakër e një hakmarrjeje gangsterësh, apo luftë për territor e para. /ABC NEWS/

Enjoyed this video?
316759
"No Thanks. Please Close This Box!"