Ministri i Kulturës: Teatrot shqiptarë po ndërtohen sipas dinamikës

Published on 18-09-2017

Punimet tek Teatri Shqiptar në Shkup dhe tek objekti i Teatarit të Tetovës dhe bibliotekës po zhvillohen sipas dinamikës së paraparë. Kështu tha ministri i Kulturës Robert Allazhozovski në prezantimin e tij për 100 ditët e parë në krye të Ministrisë së Kulturës. Ai tha se për një vit apo dy, ato do të jenë në përbërje të plotë dhe do të fillojnë së funksionuari.

ROBERT ALLAZHOZOVSKI, MINISTËR I KULTURËS

 “Në valën e re kulturore mbi 30 për qind të mjeteve janë siguruar për shoqërinë shqiptare në një proces të hapur dhe transparent nëpërmjet rolit të Komisionit, në përbërjen e të cilit kanë qenë pesë persona, prej të cilëve dy shqiptar. Ata kanë vendosur në përputhshmëri me kriteret e tyre estetike dhe kulturore”

Duke folur për projektin Shkupi 2014, Allazhozovski tha se grupi punues prej pesë anëtarëve ende po e përgatitë analizën për objektet e këtij projekti, ndërsa versioni i parë do të përfshijë disa objekte, në mesin e të cilëve edhe përmendoren e Anton Çoseto përpara Gjykatës.

ROBERT ALLAZHOZOVSKI, MINISTËR I KULTURËS

“Për shkak se bëhet për një projekt të komplikuar, i cili përbëhet prej mijëra përmendoreve, problemit i qasemi me shumë kujdes. Ky projekt nuk është i kyçur në strategjinë e re për zhvillim të kulturës. E cilësojmë si virus, dhe për këtë shkak fillimisht duhet ta vendosim në karantinë dhe ta trajtojmë në mënyrë të izoluar”

Allzhozovski tha se në një pjesë të institucioneve që janë nën Ministrinë e Kulturës janë vërtetuar indicie serioze për keqpërdorime nga ana e drejtorëve të mëparshëm.

ROBERT ALLAZHOZOVSKI, MINISTËR I KULTURËS

“Dëmi në Buxhetin e Maqedonisë vetëm nëpërmjet marrëveshjeve menaxheriale dhe marrëveshjeve për qira është rreth 2.4 miliardë denarë. Kemi trashëguar borxhe të mëdha, vetëm për ndërtimin e Filarmonisë së Maqedonisë, shteti ka borxh ndërtuesve 15 milionë euro”.

Ai ka shtuar se vetëm për hapjen solemne të Filarmonisë janë shpenzuar 646.200 denarë pa u specifikuar se për çfarë janë bërë shpenzimet. Enis Murtezi /SHENJA/ 

Enjoyed this video?
allagjozovski
"No Thanks. Please Close This Box!"