700 mysafirë do të jenë në dasmën e Messit, mungon Luis Enrique

Published on 08-06-2017

700 mysafirë do të jenë në dasmën e Messit, mungon Luis Enrique

Luis Enrique është larguar për shkak të Lionel Messi-t. Më 30 Qershor ylli i katalansve do të lidhë kurorë me Antonella Rocuzzo, në Argjentinë, në Rosario vendlindja e të dyve. Por lajmi qëndron tek lista e të ftuarve. Jashtë saj qëndron ish-tekniku i Barcelonës, Luis Enrique dhe asnjë nga pjestarët e stafit teknik. Ndoshta një veprim i tillë i jep edhe shpjegim largimit të 47-vjecarit, mosmarrëveshje mes të dyve.

Një argument i tillë ka qarkulluar shpesh në ambjentet e gazetarisë sportive, por kurrë nuk ka pasur anjë deklarat për të shuar këto dyshime, nga ana e Enriques dhe Messi-t.  Ndërkohë, zyrtarisht të ftuar janë shokët e skuadrës, mjekët, masazhatorët dhe fizioterapistët. Gjithashtu nuk kanë marrë ftesë as drejtuesit e klubit blaugrana. Një vendim i cuditshëm ky i 29-vjecarit dhe askush përvec tij nuk mund dot ti japë një shpjegim. Zyrtarisht numri i atyre që do të marrin pjesë në dasëm është 700. Messi dhe bashkëshortja e tij kanë kërkuar që të ardhurat të shkojnë për fondacionin e argjentinasit “Leo Messi” ku sulmuesi është president i saj. Shoqata ka bazën e saj në Argjentinë dhe në vende të ndryshme të botës, ku i vjen në ndihmë fëmijve në nevojë.

Enjoyed this video?
700 mysafirë do të jenë në dasmën e Messit, mungon Luis Enrique
"No Thanks. Please Close This Box!"