”78 zyrtarë shtetëror kanë marrë rroga pa shkuar në punë” (Dokument)

Published on 28-08-2017

Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë së Maqedonisë, Dragi Rashkovski në profilin e tij në Facebook ka shpërndarë disa dokumente, ku shihen se gjithsej 78 zyrtarë shtetëror, edhe pse nuk kanë shkuar në punë, me vite kanë marrë rroga, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata më 22 maj janë thirrur nga kabineti zyrtar në Kabinetin e sekretarit të përgjithshëm, Biljana Miteva, e cila i ka rialokuar në organizimet e veçanta të Sekretariatit të përgjithshëm. Vendimin për punësimin e tyre i ka nënshkruar ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Kiril Bozhinovski.

”Përderisa dikush tallet me rritjen e minimales, ushtarëve të tyre partiak u ka dhënë rroga pa shkuar në punë”, ka shkruar Rashkovski. Këtyre personave u është paguar shumë prej 824 mijë euro.

78-zyrtare-marrin-rroga-pa-shkuar-ne-pune-dokument

Enjoyed this video?
Dragi-Rashkovski-1-780x439
"No Thanks. Please Close This Box!"