A beson se Hashim Thaçi ka gisht në arrestimin e tij? Flet ekskluzivisht për LajmTv Ramush Haradinaj! (Video)08:51

  • 29,020 views
Published on 19-02-2017

Të premten më 17 shkurt, në nëntë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, LajmTv ka realizuar një intervistë ekskluzive me kryetatin e AAK-së dhe ish kryeministrin e  Kosovës, Ramush Haradinaj. Intervistën e realizuam në Hotel Regent në Colmar të Francës, ku ai po mbahet padrejtësisht në arrest shtëpiak, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Serbia. LajmTv është televizioni i vetëm jashtë Kosovës për të cilin ka  pranuar të prononcohet Haradinaj, deri sa është në Francë, kurse këtë e bën për shkak të respektit të madh për shqiptarët e Maqedonisë si dhe për Gazetën Lajm dhe televizionin LajmTV. Në këtë intervistë, Haradinaj rrëfen se si po e përjeton ai personalisht dhe familjarët e tij, këtë ndalim të padrejtë, duke theksuar se këtë situatë më së rëndi janë duke e përjetuar prindët e tij. Haradinaj shprehet e sigurtë se drejtësia do të fitojë dhe së shpejti do të kthehet në Kosovë, me çka edhe një herë do të vërtetohet se lufta e shqiptarëve në Kosovë ishte plotësisht e drejtë. LajmTV e ka pyetur z. Haradinaj edhe lidhur me akuzat dhe dyshimet e paraqitura në Kosovë se edhe presidenti kosovar Hashim Thaçi ka gisht në arrestimin e tij në Francë. Përgjigjen e tij në këtë pyetje dhe në pyetjet tjera mund ta përcillni në intervistën e plotë në videon më poshtë.

Enjoyed this video?
ramush foto
"No Thanks. Please Close This Box!"