A e mërziti Brdaricin barazimi në derbin e qytetit? Ja çka thotë ai

Published on 10-04-2017

Brdaricin

Trajneri i Shkëndijës nga Tetova, Tomas Brdaric është shprehur i pakënaqur nga barazimi në derbin e qytetit, por shpreson në rezultate të mira në të ardhmen në kampionat dhe kupë, shkruan gazeta “Lajm”.
“Ishte një ndeshje e vështirë. Patëm raste të fitojmë tre pikët. E dinim mirë se kundër kujt luanim, kishim një kundërshtar të papërshtatshëm. Nuk ia dolëm të fitojmë në derbin e qytetit, jemi të zhgënjyer. Duhet të mësojmë nga gabimet dhe të vazhdojmë tutje”, tha Brdaric.
Në javën e ardhshme të kampionatit, Shkëndija luan me Pelisterin si mysafire./lajm

Enjoyed this video?
Brdaricin
"No Thanks. Please Close This Box!"