A ka kush që e ndal Milanin, transferon edhe dy super lojtarë (FOTO)

Published on 08-06-2017

A ka kush që e ndal Milanin, transferon edhe dy super lojtarë (FOTO)

Sky Sports Italia raporton se Milani do të përforcohet me dy lojtarë të Lazios, me të cilën ka arritur marrëveshje dhe pritet vetëm finalizimi.

Bëhet fjalë për sulmuesin Keita Balde Diao dhe mesfushorin Lucas Biglia.Të dy lojtarët kanë kontratë deri në qershor 2018, dhe kanë refuzuar të renovojnë me Lazion.

Sipas këtyre raporteve Milani ka arritur marrëveshje për të dy lojtarët. Përveç kësaj Biglia ka arritur edhe kontratë personale me pagë 3 milionë euro në sezon plus bonuset, derisa për të Rossonerët kanë paguar 22 milionë euro.

Kurse për Keitan ende nuk ka përfunduar plotësisht puna, pasi sipas këtyre raporteve thuhet se Keita është duke pritur një ofertë gjithashtu edhe nga Juventusi.

Enjoyed this video?
A ka kush që e ndal Milanin, transferon edhe dy super lojtarë (FOTO)
"No Thanks. Please Close This Box!"