A të martohesh me të? Ta thonë yjet

Published on 16-05-2017

Ndoshta nuk ia vlen të përkushtohesh kur në fund përfundimi nuk do jetë në anën tënde. Që të mos humbasësh gjë, më mirë konsultohu me yjet. Ja se cili është ai. Lexo dhe mendohu: a ia vlen të martohesh me të?
DASHI: Një maço i përjetshëm

Do të të mbulojë me përkujdesje, dhurata dhe pasion, do të të mbrojë dhe është gati të bëjë gjithçka për të pasur vëmendjen tënde. Sa keq që në të vërtetë është një kapriçoz dhe kur lidhja fillon të stabilizohet humbet interesin dhe fillon të largohet. Dashuria e tij është tronditëse, por nuk mungojnë as skenat e inatit, kërcënimet me ndarje dhe imponim të stilit të tij të jetës. Dhe kur më në fund gjithçka e ka bërë lëmsh, ai kthehet në një kotele të penduar, i frikësuar se mos të humbasë.
Këshillë: mbaja litarin gjithmonë të shtrënguar nga pak dhe ki parasysh se ai kundërshton për gjithçka. Nëse kërkon të arrish diçka prej tij, bëje të besojë të kundërtën.

DEMI: Kokëforti

Është mbrojtës, i vëmendshëm dhe i besueshëm. E pëlqen natyrën dhe në përgjithësi është një kuzhinier i shkëlqyer, i dashuron kënaqësitë. Por është edhe kokëfortë deri në vdekje, xheloz i pandreqshëm dhe flegmatik, kështu që prej tij mos prit shkulme adrenaline. Me të do jetosh thjesht qetë.
Këshillë: Nuk ka asgjë që mund të funksionojë me një tip kaq kokëfortë. Kështu që nuk ke rrugë tjetër: merr ose lër. Meqë e do, më mirë merre dhe martohu.

BINJAKET: Shejtani i lezetshëm

Është prototipi i adoleshentit të përjetshëm: i lezetshëm, kurioz, elegant, dinamik, i kudondodhur, tradhtar që në ADN, magjistar i marrëdhënieve, gënjeshtar i rafinuar, manipulues i paarritshëm dhe bashkëbisedues brilant. Ai flirton me të gjitha shoqet e tua, i ndërron mendja shpesh dhe ia mbath nga gjithçka që i duket se do t’ia lidhë këmbët njëherë e mirë.
Këshillë: Mundohu që për të të jesh e shkëlqyer. Trego një alegri të pasforcuar, ki njëmijë e një dëshira dhe interesa dhe një numër goxha të madh admiruesish që të vijnë rrotull.

GAFORRJA: Biri i përjetshëm

I ndjeshëm, i prekshëm dhe lunatik, por edhe shumë romantik dhe i dashur. Dëshiron me gjithë shpirt një familje, por nuk e konsideron kurrë mundësinë që të marrë përgjegjësitë prej të rrituri. Në idetë e tij do jesh ti shkëmbi ku ai do të mbështetet.
Këshillë: Kurrë mos bëj gabimin që të hysh në garë me mamin e tij të dashur dhe të adhurueshme. Pale ta kritikosh ndonjëherë, as mos e ço nëpër mend!

LUANI: Perëndia mbi tokë

Ai ka cilësi për t’u pasur zili: është pasionant, ka shumë gjallëri, tërheqës dhe shumë bujar. Ama ka dhe një defekt të “vogël”: shumë shpesh është plotësisht i bindur, madje s’ka pikën e dyshimit, se është më i miri. Kjo do të thotë se i takon atij të vendosë se cila mes shumë admirueseve të tij të panumërta është e përzgjedhura e tij. Nëse ke ndër mend që ta kesh ti këtë nder, mos e lër në hije, por vendose në qendër të jetës tënde.
Këshillë: Sedra e tij duhet përkëdhelur. Thuaji që do të jetë burri dhe babai më i mirë dhe më i bukur në botë dhe bëje të besojë se është ai që vendos për gjithçka (duke vazhduar e qetë të bësh çfarë do ti).

VIRGJERESHA: Duararti

Është nga ata meshkuj që nuk e lë njeri të bjerë në tokë: konkret, i besueshëm, inteligjent, punëtor, bashkëpunues dhe shumë shpesh edhe pasionant. Sa keq që ndonjëherë ka shumë vështirësi të përshtatet dhe ndjen një neveri të dukshme për kompromiset, duke treguar hapur se është shumë nazeli.
Këshillë: Tregoja me prova se nuk e prisje që ai të vendoste rregull në jetën tënde. Ndërkohë që ti do jesh duke vënë goxha rregull të paparashikuar në të tijën.

PESHORJA: I pavendosuri

Nuk ka dyshim që është një burrë vërtet i dashur. I shoqërueshëm dhe i ekuilibruar, i kulturuar, magjepsës, i kujdessëhm, me pak fjalë një burrë me të cilin shijon një jetë shumë të mirë në çift. Sa keq që është edhe një i pavendosur kronik. Kur i duhen dy ditë për të vendosur se ç’të veshë të nesërmen, imagjino se sa i duhet për të vendosur për çështje të rëndësishme si martesa e fëmijët… mund edhe të mos vendosë kurrë. Nuk janë përgjegjësitë, por frika se mos gabon, ajo që e terrorizon më shumë.
Këshillë: Futja të dy këmbët në një këpucë. Si? Sillu vërdallë me ndonjë të fejuar zëvendësues dhe tregohu e lumtur dhe e kënaqur.

AKREPI: Engjëlli i rënë

Është një kockë e fortë, i adhurueshëm. tërheqës, joshës, erotik, provokues, i thellë: një magnet i vërtetë. Por meqë magneti mund edhe të shtyjë, ka edhe ca cilësi të tjera: i pavendosur, dyshues, jo besnik dhe thellësisht i dashuruar me çështjet e komplikuara, që me art të pashoq i kthen në drama të vërteta.
Këshilla: Ushtrohu që të përballosh një krizë në çift të paktën dy herë në vit. Dhe në shtrat befasoje me lojëra speciale, sepse asgjë tjetër nuk mund ta lidhë pas teje.

SHIGJETARI: Djali i mirë

Optimist, i thjeshtë, diellor: para se të shfaqë atë anën aventurore dhe t’i japë drejtim natyrës së tij serioze, ambicioze, të besueshme e ndonjëherë edhe pak moralist, mashkulli Shigjetar mendohet mirë që të mos bëjë zgjedhje për të cilat më vonë mund të pendohet.
Këshillë: Prit. Dhe ndërkohë përfito edhe ti për të shijuar kohë të çmenduar bashkë me të.

BRICJAPI: I padepërtueshmi

I vullnetshëm dhe pak i vetmuar, fsheh një ngarkesë të papritur pasionante dhe një shije të veçantë për kënaqësitë e jetës. Edhe pse ka natyrë që shqetësohet për gjithçka përgjegjësitë e lidhjeve të gjata e kënaqin, sepse i japin sigurinë se ka në duar frenat e jetës së të tjerëve, por edhe të tijat.
Këshillë: Pavarësisht koracës së tij të fortë, ai nuk i reziston dot deklaratës së asaj që ia thotë hapur se ka shumë nevojë për të.

UJORI: Ekscentriku

Antikonformist dhe i hapur, asnjë nuk ka më për zemër sesa lirinë e tij të shenjtë. Sigurisht, mund të tregohet i dashur, i gjindshëm madje edhe besnik, por vetëm me kushtin që e gjithë kjo të mos tingëllojë si një zakon ose si një detyrë. Me pak fjalë, mos prit që të të japë siguri. E as pushime së bashku.
Këshillë: Qëndroji afër pa i marrë frymëN, gatuaj për të, bëje të shijojë frutin e ndaluar të stabilitetit. Pastaj befasoje duke i thënë se ke nevojë të organizosh hapësiart e tua. Është e sigurt se do zbulojë se ka shumë nevojë për ty.

PESHQIT: Poeti

Shpirti i tij është i ndjeshëm dhe krijues, romatik, aq sa i pëlqen të vuajë për dashuritë e tij të dëshpëruara. E kotë të shtojmë që kur një lidhje fillon e bëhet e prekshme do t’i vijë menjëherë dëshira për të notuar me shpejtësi drejt ujërash të tjera ose do fillojë të japë shenja vuajtjeje.
Këshillë: Duhet të jesh e pajisur me diplomë infermiereje për të vënë ndopak rregull në jetën e tij të hallkatur.

Enjoyed this video?
lidhjet-helmuese-horoskopi-zbulon-kombinimet-m-euml-t-euml-k-euml-qija-t-euml-mundshme-t-euml-dashuris-euml_2_hd-780x439
"No Thanks. Please Close This Box!"