Abdulla Mehmeti: Maqedonia, vend i çudirave, absurdit dhe tmerrit

Published on 03-11-2017

Profesori universitar Abdulla Mehmeti, ka reaguar në lidhje rastin e djeshëm ku Gjykata dënoi me burg të përjetshëm grupin e Kumanovës. Ai thekson se ky pushtet nuk dallon fare nga ai i mëparshmi .

Pjesëtarët e të njëjtit formacion ushtarak të mëhershëm, prej të cilëve disa dënohen me burg të përjetshëm përmes proceseve të montuara, ndërsa të tjerët bëjnë karrierë të bujshme politike në pushtetin që monton procese të këtilla dhe pushtetin që u shqipton dënime me burg të përjetshëm bashkëluftëtarëve të tyre, përmes të cilëve janë ngritur në pushtet, veprimet e tyre nuk kanë asgjë të përbashkët me logjikën e shëndoshë thotë Mehmeti. Qëndrimi në qeverinë e cila montoi procese të këtilla, përderisa jeni edhe ju në pushtet, si dhe mbetja edhe më tej në qeverinë e re, me partnerë të tjerë, të paaftë për ta pastruar, sqaruar dhe zgjidhur këtë çështje, është rast për teatër ose psikiatri, meqë përvoja juridike, politika dhe historia nuk mund të krijojnë faqe me përmbajtje të këtillë absurdi. Sipas tij Në këtë rast, e vërteta ka dy faqe, por të dyja nuk mund të jenë të bardha!

 

Enjoyed this video?
dulla_1509715044-2174706
"No Thanks. Please Close This Box!"