Açibadem Sistina realizoi operacionin e pestë të ndërrimit të organeve gjenitale

Published on 03-06-2017

Në Maqedoni u realizua operacioni i pestë i ndërrimit të organeve gjenitale respektivisht ndryshimit të gjinisë. Operacioni u zhvillua në Spitalin Açibadem Sistina nga kirurgu serb, Mirosllav Gjorgjeviq i cili tha se ndërhyrjet e tilla kirurgjikale mesatarisht zgjasin 4-5 orë, pas çka pacientët hospitalizohen për 1 deri 2 javë dhe lëshohen për 2 javë të tjera në kurim shtëpiak. Gjorgjeviq sqaroi se operacioni është faza përfundimtare e procesit të ndërrimit të gjinisë, pasi paraprakisht pacienti merr trajtim për ndryshim të hormoneve që shkaktojnë ndryshimet tjera në organizëm, si në gjoks dhe zë.

Sot kemi bërë operacion në pacient që ka lindur mashkull dhe ka dashur të konvertojë organet gjenitale në femërore. Ky është operacion për ndryshimin e gjinisë megjithatë gjinia nuk mund të ndryshohet krejtësisht në mënyrë kirurgjike por pas një operacioni pesë orësh ne arritëm të ndryshojmë organet të cilat shpresoj se do të jenë plotësisht funksionale ashtu sikur të ishte lindur me organe gjenitale femërore – tha Mirosllav Gjorgjeviq, kirurg serb.

Alsat-M

Enjoyed this video?
sistina
"No Thanks. Please Close This Box!"