Ademi: Diaspora është pjesë përbërëse e Maqedonisë (VIDEO)

Published on 25-11-2017

Duke e pasur parasysh se një numër i madh i qytetarëve të Maqedonisë jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, besoj që shteti ka nevojë të ketë ministri në plotëkuptimin e fjalës të diasporës. Ministri që do të merret me çështjet e disaporës, jo vetëm në aspektin e financave por, edhe në aspektin e të drejtave politike. Kështu është deklaruar në emisionin Agora të Lajm TV-së, i pari i ministrisë për Diasporë, Edmond Ademi.

Sipas tij, me rëndësi është të ndërtohet mirëbesim mes institucioneve të shtetit të Maqedonisë dhe diasporës.

Ademi ka folur edhe për departizimin e institucioneve si dhe ambientin politik brenda qeverisë aktuale. Ai me plotë bindje thotë se kjo Qeveri është stabile dhe e gatshme të merr mbi supe barrën e të qenurit reformatore.

Enjoyed this video?
Edmon Ademi emisioni Agora
"No Thanks. Please Close This Box!"