Aeroplani detyrohet të kthehet shkaku i turbulencave shumë të mëdha

Published on 27-06-2017

Brenton Atkinson ka qenë duke udhëtuar për në Kuala Lumpur të Malajzisë, por shkaku i turbulencave të mëdha, aeroplani është rikthyer në Perth të Australisë.

Nuk dihet çfarë i ka shkaktuar lëkundjet në AirAsia, ku ndodheshin 359 persona në bord, ndërsa është mohuar se ka pasur probleme me motorët, transmeton Telegrafi.

“Më dukej sikur isha në makinën për larjen e rrobave, gjithçka vetëm dridhej. Të gjithë nisën të luteshin për fatin e tyre”, ka thënë Atkinson lidhur me rastin.

Gjatë rikthimit, disa udhëtarë kanë dëgjuar edhe një eksplodim të vogël, por nuk ka të dhëna zyrtare për të.

Enjoyed this video?
Aeroplani-detyrohet-tC3AB-kthehet-shkaku-i-turbulencave-shumC3AB-tC3AB-mC3ABdha-foto-1200x630
"No Thanks. Please Close This Box!"