Afatet, emërimi i drejtorëve deri më 6 gusht

Published on 04-08-2017

Për dy ditë, respektivisht më 6 gusht skadon afati për shpalljen e zgjedhjeve lokale që do të mbahen në tetor. Njëkohësisht skadon edhe afati për punësim në institucionet shtetërore dhe emërimi i drejtorëve në përputhje me Kodin Zgjedhor. Sipas informacioneve të Alsat – M, pikërisht deri të dielën, do të emërohen shumica e drejtorëve në institucionet dhe agjencitë shtetërore. Me këtë, një pjesë e funksionarëve të VMRO-DPMNE-së në funksione drejtorësh, për të cilët ekzistonte përshtypje se do të shkarkohen madje pas zgjedhjeve lokale, për shkak të procedurave të gjata, megjithatë, të njëjtit, do t’i lëshojnë pozitat e tyre më herët. Në seancën e djeshme, Qeveria i miratoi emrat e një numri të madh të anëtarëve të Këshillave drejtues dhe mbikëqyrës në agjenci të ndryshme si dhe organe tjera shtetërore.
Komisioni për çështje kadrovike pranë Qeverisë, për çdonjërin prej këtyre personave, në mënyre individuale e kontrollon përmbajtjen e dokumentacionit të dorëzuar, me qëllim kontrollimin për plotësimin e kushteve për emërim, dhe në përputhje me faktet, kur e gjithë kjo do të kryhet, vendimet do të shpallen në Gazetën zyrtare. Përderisa Komisioni kadrovik i Qeverisë nuk e kryen punën e tij, emrat nuk mund të publikohen – deklaroi Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë.
Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, paralajmëroi përfundim të shpejtë të procesit për emërimin e drejtorëve të ri.
Pritjet janë që kjo do të kryhet shpejt – u përgjigj shkurt Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë.
Për një pjesë të partive, ndarja e funksioneve të drejtorëve është pothuajse e dakorduar. Alsat -M prej burimeve të veta në Lëvizjen për Reforma – PDSH, merr vesh që do të merr gjithsej 21 pozita drejtorësh. Jozyrtarisht, kuadro të partisë së Zijadin Selës do të ketë edhe në Burgun e Idrizovës, Institutin për trashëgimi shpirtërore të Shqiptarëve, Entin për revizion, Agjencinë për energjetikë, Këshillin republikan për siguri, Byronë për mjekësi ligjore dhe zhvillim të arsimit, si dhe një sërë institucionesh tjera. Siç njoftojnë nga kjo parti, në lojë është edhe pozita e zëvendësit të Byrosë për siguri publike. Por megjithatë, për ndarjen e funksioneve, sot do të ketë mbledhje të brendshme partiake. Ndërkaq, prej BDI-së, nuk ka informacione se me çfarë institucione do të udhëheqin. Prej dje në opinion spekulohet se kandidati më serioz për drejtor të Fondit për sigurim shëndetësor do të jetë Den Donçev, i cili ishte dëshmitar në procesin gjyqësor mes Gruevskit dhe Zaevit për rastin „Banka e Maqedonisë“. Rreth vendimeve kadrovike kërkuam qëndrim edhe nga LSDM-ja, por nuk morëm përgjigje. Ndryshimet e fundit kadrovike sot i kumtoi ministri i shëndetësisë, Arben Taravari i cili ka emëruar 17 drejtorë të ri të klinikave dhe institucioneve shëndetësore gjithandej nëpër Maqedoni.

Alsat-M

Enjoyed this video?
afate
"No Thanks. Please Close This Box!"