Akademi përkujtimore: Në Kumanovë ranë djemt më të mirë të UÇK-së (Video)01:41

  • 1,029 views
Published on 11-05-2017

Në Luftën e Kumanovës humbën jetën bijt dhe bijat më të mira të kombit shqiptarë. Liria, drejtësia dhe barazia e shqiptarëve ishte ideali i tyre, u tha në Akademinë përkujtimore kushtuar dy vjetorit të luftës së Kumanovës që u mbajt në Prishtinë, shkruan Gazeta Lajm. Në këtë akademi,  ku morën pjesë qindra familjarë, bashkëluftëtarë, figura politike dhe personalitete të ndryshme të jetës publike, folën historianë të njohur të cilët konstatuan se padrejtësitë që pushtete në Maqedoni u bënin shqiptarëve edhe pas luftës së vitit 2001, sollën deri te Konflikti i Kumanovës. Akademia u bojkotua nga pushtetarët kosovarë dhe kjo ishte shkak për revoltë dhe kritika ndaj tyre nga ana e familjarëve të rënëve në Kumanovë, të cilët madje akuzojnë pushtetin në ikje të Kosovës se ka bashkëpunuar me qeverinë e Maqedonisë në montimin e rastit të Kumanovës.

Enjoyed this video?
Akademi përkujtimore
"No Thanks. Please Close This Box!"