Aksidenti tragjik i merr jetën të riut shqiptar në rrugët e Italisë (VIDEO)

Published on 20-09-2017

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Itali, në rrugën Foglizzo, ku ka humbur jetën tragjikisht Klodjan Kërtalli28 vjeç.
Makina e të riut shqiptar tip “Volvo V40” u përplas me një furgon të bardhë, i cili drejtohej nga një 59-vjeçar me banim në Noasca.
Automjeti i shqiptarit u përplas me panelin mbrojtës të rrugës dhe doli jashtë duke i kushtuar jetën atij.
Policia dhe ambulanca u gjendën menjëherë në vendngjarje.
Kërtalli ndërroi jetë sapo mbërriti në dhomën e urgjencës së spitalit në Chivasso ku u dërgua për trajtim, ndërkohë që gjendja shëndetësore e dretjuesit të furgonit nuk është bërë e ditur. /albeu.com/

Shiko videon me poshte:

Enjoyed this video?
aks
"No Thanks. Please Close This Box!"