Aksion për pastrimin e pazarxhinjve të paligjshëm në komunën Qendër

Published on 11-07-2017

Aksion për pastrimin e pazarxhinjve të paligjshëm dhe tezgat e vendosura në mënyrë të paligjshëm.
Rreth ‘Tregut të gjelbër’ dhe tregun ‘Bunjakovec’ komuna Qendër, në koordinim me Sektorin për punë të brendshme-Shkup, Policinë rrugore, Sektorin për inspektoriat të Bashkisë së Shkupit, Inspektoriatin shtetëror të tregut dhe NP ‘POC’, ka filluar aksion për pastrimin e pazarxhinjve të paligjshëm.

Komuna Qendër, siç informojnë, përmes kumtesave dhe afisheve i ka njoftuar rishitësit që t’i dislokojnë tezgat e paligjshme, si dhe se pas skadimit të afatit të dhënë ligjor, do të vijojnë edhe masa ndëshkuese, njofton AIM.

Pas aksionit të përbashkët, siç theksohet në kumtesë, për rishitësit e paligjshëm do të shqiptohen dënime me para ose punë e caktuar e përgjithshme e dobishme.

Enjoyed this video?
images (3)
"No Thanks. Please Close This Box!"