Aksion për pastrimin e Qendrës Klinike “Nënë Tereza”

Published on 16-07-2017

Aksion për rregullimin e rrugëve hyrëse dhe pastrim të mjedisit midis klinikave në qarkun e kompleksit të klinikave “Nënë Tereza” u zbatua sot në organizim të Ministrisë së Shëndetësisë.
Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari tha se aksioni është i mirë për pacientët dhe për mjekët dhe do të ishte mirë që kjo të bëhej praktikë dhe të përsëritej në çdo dy deri në tre muaj.
“Bëmë analizë për ato se cilat janë ankesat më të mëdha të pacientëve në Qendrën klinike dhe në spitalet. Absolutisht në vend të parë është higjiena. Prandaj është edhe ky aksion i parë. Të tilla dhe shpresoj edhe metoda të tjera do të përdorë Ministria në të ardhmen që të mbajë higjienën edhe jashtë edhe brenda klinikave, sepse ky është një problem i madh”, deklaroi Taravari.
Theksoi se firmat në aksion janë përfshirë në mënyrë vullnetare dhe se kështu edhe duhet të funksionojnë të gjitha institucionet dhe se për të mirën e pacientëve vlen që të jemi së bashku.
Drejtoresha e Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të Klinikës të Shkupit, Shkodrane Darlishta tha se në aksionin e sotëm marrin pjesë ndërmarrjet publike të qytetit të Shkupit, Parqe dhe gjelbërim”, “Parkimi i Qytetit”, “Higjiena Komunale” dhe “Drislla” si dhe kompani private “Sted komerc”, Reka” dhe “Izgradba komerc”.
Ajo theksoi se Shërbimi ka të punësuar të cilët 24 orë kujdesen për higjienën në qarkun e Qendrës Klinike se do të vazhdojmë së bashku me kompanitë që janë pjesë e aksionit përditë të punojnë në mbajtjen e higjienës.
Në pyetjen e gazetarëve se çfarë treguan inspektimet në spitalet e tjera, Taravari tha se, probleme me higjienën ka edhe në spitale të tjera dhe mendojnë seriozisht rreth kësaj, spese ky është problemi kryesor që është locuar.
Ai theksoi se inspektoriati ka vendime për spitale të caktuara, për të cilat së shpejti do të ketë edhe gjoba për menaxherët dhe të punësuarit.
I pyetur se ku është gjendja më e keqe,Taravari tha se gjendje është e keqe në Gjinekologji dhe në Shtip, por se fillimisht do të presë dokumentet zyrtare.
Lidhur me vendimet kadrovike dhe ndryshimet, Taravari tha se revizioni është bërë vetëm në Ministrinë e Shëndetësisë dhe për klinikat e tjera pritet së shpejti të bëhen këto revizione.
“Me emërimet do të vazhdojmë javën e ardhshme Do të bëhen gradualisht, ngadalë nuk shpejtojmë, dy deri në tre javët e ardhshme shpresoj se 70-80 për qind e Klinikave do të kenë drejtorë të rinj”, tha Taravari.
Për ndryshimet e paralajmëruara në sistemin “Termini im” Taravari tha se punohet intensivisht dhe gjatë javës do të promovohet diçka e re.
“Kjo do të jetë një risi, kur lind fëmija nuk shkon askund, por në spital i jepet certifikata e lindjes dhe rekomandimet për nënat për disa nga muajt e ardhshëm. Domethënë, të mos shkojnë prindërit për certifikata dhe dokumente të tjera, për vaksinat që duhet të marrë foshnja”, deklaroi Taravari.

Enjoyed this video?
aksion
"No Thanks. Please Close This Box!"