“Albanian Beauty” sjellë sonte artistët shqiptarë përmes filmave të tyre (Video)

Published on 24-07-2017

Albanian Beauty sjellë sonte artistët shqiptarë përmes filmave të tyre

‘Albanian Beauty’ vjen sonte, e hënë me fillim nga ora 21:00 në Sheshin ‘Zahir Pajaziti’, shkruan KultPlus.

Në kuadër të ‘Muaji i Diasporës’, vjen edicioni i tretë i projeksionit filmik ‘Albanian Beauty’, shkruan KultPlus. Ky projeksion do të prezantoj artistët shqiptar të cilët jetojnë nëpër botë e të cilët në arenën ndërkombëtare përfaqësojnë kulturën shqiptare.

Filmat që do të shfaqen në këtë edicion të ‘Albanian Beauty’ janë: QIRAK – Jeton Troni, NJË PIKË GJAKU – Bekim Guri, TOKA – Ibër Deari, SMAJL – Zymryte Hoxhaj & Philipp Majer dhe HEAD – Fisnik Maxhuni & Alain Guillebeau.

‘Albanian Beauty’ vjen sonte, e hënë me fillim nga ora 21:00 në Sheshin ‘Zahir Pajaziti’. Projekti është i mbështetur nga Ministria e Diasporës së Republikës së Kosovës.

Enjoyed this video?
Albanian Beauty sjellë sonte artistët shqiptarë përmes filmave të tyre
"No Thanks. Please Close This Box!"