Aleksandar Naumoski është drejtor i ri i Burgut Hetues në Shutkë

Published on 07-08-2017

Qeveria e Maqedonisë e ka emëruar Aleksandar Naumoskin për drejtor të Burgut Hetues në Shutkë. Ai vjen në vend të drejtorit Aleksandar Gjeorgievski, i cili më shumë se tre vite ka qenë në krye të burgut në Shutkë, njofton Portalb.mk.

Sipas biografisë që ia ka publikuar javorja “Fokus”, Naumoski me profesion është jurist, gjegjësisht ka mbaruar masterin në të drejtën kushtetuese – të drejtat e njeriut dhe ish bashkëpunëtor i Byrosë për Përfaqësim të RM-së përpara Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Ai në vitin 2013 në zgjedhjet e fundit lokale ishte kandidat për kryetar të Komunës së Gjor[e Petrovit nga radhët e LSDM-së, ku në rrethin e tretë u tërhoq nga gara, duke akuzuar se zgjedhjet janë të falsifikuar.

Enjoyed this video?
download-480x270
"No Thanks. Please Close This Box!"