Alessandra Ambrosio zbulon sekretet e bukurisë

Published on 12-07-2017

Fytyrë e pastër, flokë të bukura, qerpikë të gjatë, forma perfekte, përmasa ideale 90-60-90, trup i tonifikuar…E di, duket e pamundur të jenë të gjithë këto asete tek një trup i vetëm, por ja që supermodelja Alessandra Ambrosio i ka të gjitha. Të gjitha mund ta kemi pyetur veten se si ka mundësi të jetë kaq perfekte, ndaj ëngëlli i Victoria’s Secret ka vendosur të tregohet bujare, duke i ndarë me ne të gjithë sekretet e bukurisë së saj. Duke filluar nga make-up që përdor në përditshmërinë e saj, ushtrimet fizike, dieta ushqimore e gjithçka tjetër, Ambrosio i tregon të gjitha sekretet e saj…

Ushqimi: Alessandra e nis mëngjesin me një menu shumë të pasur dhe të shëndetshme. Mëngjesi i saj përfekt përmban avokado, lëng i shtrydhur me fruta të freskëta, një filxhan i madh me kafe si dhe një kokërr vezë e zier ose e zkuqur me vaj kokosi. Menuja e drekës nuk përmban kurrë makarona. Ajo përdor shumë sallata dhe supa të ndryshme, peshk dhe mish.

Ushqim i shpejtë: “Mbaj gjithmonë me vete ndonjë frut ose fara kia, për t’i dhënë trupit energji”Mëkati i ëmbël: “Më pëlqejnë shumë cupcakes”

Rutina e fytyrës: Rutina ditore e fytyrës së Alessandra është e thjeshtë por tejet efektive. “E pastroj fytyrën me eksfoliant dhe më pas përdor serum anti-moshë që ka përmbajtje të vitaminës C. Kremi BB me mbrojtje SPF, kundër rrezeve të diellit janë gjithashtu të mrekullueshme”, është shprehur supermodelja.

Flokët: “Dy ose tre herë në javë, pasi t’i kem larë flokët me shampoo, përdor një maskë super rigjeneruese dhe e lë të veprojë për 10 minuta. Çdo dy muaj shkoj në qendër kozmetike dhe u bëj një flokëve një trajtim ushqyes”

Buzët: “Gjithmonë në çantën time ka gjalp buzësh. Më pëlqen shumë butësia dhe hidratimi që më bën ky produkt në buzët e mia. Mund të kem pesë lloje të tilla çdo ditë në çantë”.

Përpara një ngjarje të rëndësishme: “Para se të kem një takim të rëndësishëm, apo një ngjarje të madhe unë bëj gjithmonë yoga. Në pamundësi për ta bërë këtë marr një moment për veten time dhe meditoj e vetme, se çfarë është me të vërtetë e rëndëishme në jetë”

Ushtrimet fizike: “Më pëlqen shumë të notoj, të luaj volejboll. Gjithashtu më pëlqen të ndjek klasa të Barre, Pilates, dhe yoga”

Lexo edhe:

Enjoyed this video?
auto_o-ALESSANDRA-AMBROSIO-facebook1499857468
"No Thanks. Please Close This Box!"