Ali Ahmeti dhe BDI-ja e kanë vetëm një zgjidhje – ta braktisin qeverinë dhe ta izolojnë Gruevskin

Published on 07-03-2017

zejd

Shkruan:Zejd REXHEPI

Pas deklaratave dhe veprimeve antidemokratike dhe antiperendimore të institucioneve shtetërore dhe qeveritare;
Pas rrugëtimit drejt apartejdit që e ka marrë shteti i kriminalizuar duke luftuar vlerat euroatlantike;
Pas shkeljes drastike të kushtetutës nga institucionet shtetërore dhe qeveritare;
Pas deklaratave dhe qëndrimeve shoviniste dhe nacionaliste të Gruevskit, Ivanovit dhe Dimitrievit, kundrejt të drejtave elementare të shqiptarëve:
Shtrohet pyetja se çka është ende duke bërë “partneri” i tyre në qeveri Ali Ahmeti dhe BDI-ja?
Kështu që…
Nëse Ali Ahmeti dhe BDI-ja dëshirojnë të braktisin vazalitetin ndaj Gruevskit dhe VMRO-së;
Nëse Ali Ahmeti dhe BDI-ja kanë vendosur të jenë në shërbim të vlerave euro-atlantike dhe interesave shqiptare:
Ali Ahmeti dhe BDI-ja duhet që urgjentisht të braktisin qeverinë me VMRO-në, me ç’rast përfundimisht do ta izolonin Gruevskin dhe klikën e tij dhe do ta linin të vetmuar në këtë luftë kundër shqiptarëve, kundër NATO-s, BE-së dhe SHBA-ve.
Tash e ka fjalën Ali Ahmeti, që para se të mendoj ta “reformoj” partinë e tij, le ta braktisë qeverinë dhe ta varros politikisht Gruevskin.

(Autori është anëtar i kryesisë qendrore të Lëvizjes Besa)

Enjoyed this video?
zejd
"No Thanks. Please Close This Box!"