Aliti hedh poshtë spekulimet për koalicione me subjekte të tjera

Published on 03-10-2017

Kryetari i PPD-së, Faton Aliti, pas marrjes së vendimit nga Gjykata e Apelit për të qënë edhe zyrtarisht kryetar i kësaj partie, ka dalur me reagim publik ndaj spekulimeve të krijuara se PPD ka krijuar koalicione me subjekte të caktuara politike për zgjedhjet lokale, transmeton Express.

Në reagim thuhet:

“Shprehim keqardhje që duhet të komunikojmë me ju për gjëra të cekëta, por papërgjegjësia individuale e disa anëtarëve tanë na detyron për një gjë të tillë. Nuk është aspak e vërtetë ku thuhet se shuhet PPD dhe se degë tona përkatëse do të përkrahin njërin apo tjetrin opsion politik. E vërteta është se PPD po përgatitet seriozisht për të garuar në zgjedhje lokale në 15 tetor me Lista vetanake në disa komuna ku kemi struktura më serioze dhe për vendimet tona do të informoheni në kohë. Kategorikisht i mohojmë pohimet e z. Kaza për shuarje apo përkrahje të ndonjë partie politike”, thonë nga PPD.

Aliti ka dërguar edhe dëshmi vendimin e plotëfuqishëm të Gjykatës së Apelit ku u verifikuan vendimet e Kongresit të VII-të të mbajtur në Janar të vitit 2016 ku për kryetar u zgjodh Faton Aliti./E

 

Enjoyed this video?
pdp1-1392x578_1507025807-2734671
"No Thanks. Please Close This Box!"