Ambasadori i Suedisë: Qytetarët e Maqedonisë votuan për ndryshime

Published on 15-12-2016

2

Ambasadori i Suedisë në Maqedoni, Mats Stefanson, theksoi se në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, u tregua qartë se qytetarët duan ndryshim. Ai tha se skandali i përgjimeve është njëri nga më të mëdhenjtë në Evropë, dhe PSP-së duhet t’i mundësohen të gjihta kushte që t’a përfundojë këtë proces, përcjell Telegrafi.

“Mendoj se këto kanë qenë zgjedhjet më të rëndësishme prej kur Maqedonia ka marrë pavarësinë. Sigurisht ata nuk i kanë zgjidhur të gjitha problemet, por e kanë çuar vendin një hap përpara. Zgjedhjet u mbajtën në atmosferë demokratike dhe fer. Në zgjedhje u tregua qartë se qytetarët duan ndryshime. Puna më e rëndësishme ka përfunduar, tani mbetet të formohet qeveria dhe të kthehet normaliteti në vend”, tha mes tjerash ambasadori i Suedisë në Maqedoni, Mats Stefanson, duke komentuar gjendjen e vendit pas zgjedhjeve.

Enjoyed this video?
2
"No Thanks. Please Close This Box!"