Ambasadori rumun, Stanila: Mirënjohje Kumanovës për bashkëpunimin me qytetin Kampina të Rumanisë

Published on 05-12-2016

2

Ambasadori i Rumanisë në Shkup, Viorel Stanila, e ka vizituar sot qytetin e Kumanovës, ku është takuar me kryetarin e kësaj komune, Zoran Damjanovski dhe me konzullin rumun, Alizira Osmani.

Ambasadori Stanila u njoh me specifikat e vetëqeverisjes lokale dhe të decentralizimit në këtë komunë. Ai theksoi se takimet e këtilla mundësojnë njohje me përfaqësuesit e qeverisjes lokale, por edhe me vetë komunën.

Njiherit, Stanila shprehu mirënjohjen e bashkëpunimit të komunës së Kumanovës, që është vëllazëruar me qytetin Kampina të Rumanisë.

 

Enjoyed this video?
2
"No Thanks. Please Close This Box!"