Amet Imeri: Fitorja e Lëvizjes BESA ndjehet ngado që shkojmë

Published on 05-10-2017

Lëvizja BESA ditëve të fundit ka intensifikuare fushatën sidomos në komunat e rajonit të Tetovës. Bartësi i listës për këshillin e Komunës së Tearcës,

Amet Imeri ka thënë se fitorja jonë po ndjehet ngado që shkojmë. Ai, ka siguruar banorët e kësaj komune se do të vizitojnë çdo lagje, çdo shtëpi për të dëgjuar hallet e banorëve dhe për tu garantuar se me fitoren në këtë komunë gjithçka do të jetë më ndryshe. Imeri me rininë e Lëvizjes BESA, ka vizituar deponinë e egër që gjendet në mes fshatit Gllogjë dhe Dobrosht. “ Ruajta e ambientit jetësor paraqet rëndësi jetike për mirëqenie të përgjithshme, sa shëndetësore po aq ekologjike, ekonomike dhe estetike. Së këndejmi, sot me disa të rinj nga Forumi rinor i Lëvizjes “Besa” ishim dëshmitarë konkret të “deponisë së egër” e cila gjendet në Komunën e Tearcës” deklaroi Amet Imeri, bartës i listës së këshilltarëve në këtë komunë. Ne synojmë tu japim fund katandisjeve në të gjitha sferat.

 

Enjoyed this video?
amet_1507186932-4445086
"No Thanks. Please Close This Box!"