Amir Elezi i BESËS e “mori” komunën e Tearcës, ku fshihet Isen Asani

Published on 11-10-2017

Kandidati i Lëvizjes Besa, Amir Elezi bashkë me bartësin e listës së këshilltarëve Amet Imeri do të vazhdojnë marshimin në disa fshatra të Komunës së Tearcës.

Elezi bashkë me bartësin e listës Amet Imerin dhe ekipin e tyre kanë realizuar takime me banorë të fshatrave Gllogjë , Përshefcë dhe Tearcë ku janë mirëpritur krahëhapur dhe me plotë shpresë për një të ardhme më të mirë. Amiri, gjithashtu bashkë me ekipin e tij u fotografuan para komunës ku pritet të jetë kryetar i ardhshëm. Ai, në një postim në Facebook ka përshëndetur dhe ka falënderuar për mikpritjen e ngrohtë që i bënë banorët. Sot, së bashku me të gjithë ekipin tim fitues , me kandidatët për këshilltarë komunal, realizuam një marsh, duke filluar nga fshati Gllogj për të përfunduar deri në fshatin Tearcë. Gjatë marshit takuam shumë njerëz, gjithë na pritën krahë hapur dhe plotë shpresë, sepse jeta e re po vjen në Komunën e Tearcës. Gjithashtu, së bashku me ekipin detektuam edhe projektet e pa realizuara të kryetarit tani më në ikje dhe dhamë idetë tona dhe projektet tona për Komunën tonë. E quajtëm “Marshi i paqes”, sepse Lëvizja Besa është një parti e paqes, harmonisë dhe vlerave.

 

Enjoyed this video?
Screenshot_19-3
"No Thanks. Please Close This Box!"