AMP i bën thirrje Xhaferit që të mos lejojë krijimin e shumë grupeve parlamentare nga VMRO-DPMNE

Published on 07-07-2017

Aleanca për Maqedoni Pozitive (APM) konsideron se neni 33 paragrafi 2 i Rregullores së punës së Kuvendit, i cili thotë se “grupi parlamentar përbëhet nga të paktën pesë deputetë që i përkasin një apo më shumë partie politike”, nuk lejon që njëra parti të formojë shumë grupe parlamentare.

APM i bën thirrje Talat Xhaferit, të mos pranojë krijimin e më shumë se një grupi parlamentar të deputetëve nga OBRM-PDUKM dhe Koalicioni, derisa të paktën 5 deputetët nuk japin garanci se janë anëtarë më të asaj partie ose koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE.

Sipas tyre me këtë qasje do të ruhet reputacioni i Kuvendit, do të ulen tendencat për të bllokuar punën e parlamentit.

Enjoyed this video?
aleanca-për-maqedoni-pozitive-780x439
"No Thanks. Please Close This Box!"