Analistët: Shqipja tek komisioni i Venedikut, blerje kohe

Published on 06-07-2017

Ligji për zyrtarizimin e gjuhës shqipe dërgohet në Komisionin e Venedikut me qëllim që kjo çështje të zvaritet edhe më tej, thonë ekspertët e drejtësisë dhe analistët politik. Qëllimi kryesor sipas tyre është që në këtë mënyrë të kalohen zgjedhjet lokale, ndërsa profesori universitar Qashif Bakiu, thotë se me ketë vendim u dëshmua se partitë maqedonase nuk kanë dallim mes tyre kur bëhet fjalë për të drejtat e shqiptarëve.

“Nga dita në ditë bindem se ndaj çështjeve shqiptare nuk kemi thjeshtë qasje të VMRO-së ose të LSDM-së por kemi qasje të partive maqedonase. Kjo mënyrë dhe kjo tentativë për të stërzgjatur këtë problem më bind se edhe LSDM në raport me çështjet të cilat tangojnë shqiptarët në Maqedoni ka qasjen e ngjashme me VMRO-DPMNE-në. Kjo çështje nuk është e ndonjë natyre shumë kontestuese që të dërgohet në Komisionin e Venecias, nga ana tjetër mendoj se i vetmi shkak për t’u bërë kjo është se LSDM kërkon të përfitojë në kohë, mbase edhe t’i kalojë zgjedhjet lokale”, deklaroi Qashif Bakiu.
Publicisti Nijazi Muhameti nuk është kundër dërgimit të ligjit në Komisionin e Venedikut, por ai thotë se ky komision do të nxjerrë në shesh një mashtrim që u është bërë ndër vite shqiptarëve. Sipas Muhametit, Komisioni i Venedikut do të konstatojë se dy ndryshimet e deritanishme për përdorimin e gjuhëve nuk kanë përmbushur as për së afërmi nevojën për zyrtarizimin e gjuhës shqipe.

“Ky tekst që është tash, as që dua të hyj në analizën e tij, është një lojë më e poshtër që bëhet me shqiptarët, kanë dy universitete dhe nuk janë konsultuar. Kanë dy universitete dhe asnjëri nuk është marrë të angazhohet që ta lexoje të paktën tekstin. Ose turpi më i madh i universiteteve dhe një rresht të mos shkruajnë shqiptarët në këtë ligj, është turpi më i madh që mund t’u ndodhë shqiptarëve, përveç atyre makinacioneve si e kanë kuptimësuar të themi atë ligj”, tha Nijazi Muhamedi.
Përndryshe, zyrtarizimi i gjuhës shqipe ishte një nga premtimet kryesore parazgjedhore të partive shqiptare dhe pikë kryesore në deklaratën e përbashkët të partive shqiptare. Ditë më parë kryeministri Zoran Zaev dhe zëvendës kryeministri Bujar Osmani publikuan planin 369 për reforma ku parashihet që ligji për përdorimine e gjuhëve të dërgohet për shqyrtim në komisionin e Venedikut. Arben Zeqiri /SHENJA/

Enjoyed this video?
venediku
"No Thanks. Please Close This Box!"