Angelina dhe Brad ndalin procedurat e divorcit (Foto)

Published on 10-08-2017

Nëse të gjithë ju shpresoni se Angelina Jolie dhe Brad Pitt mund të ribashkohen sërish, kemi një lajm të mirë për t’ju dhënë.

Yjet e Hollywood-it kanë ndalur procedurat e divorcit.

Një burim është shprehur për “Us Weekly” se çifti ka ndalur procedurat e divorcit dhe se nuk do bëjnë asgjë për të vazhduar më tej.

“Divorci është ndalur. Ata nuk kanë bërë asgjë për të vazhduar me procedurat e divorcit gjithë këto muaj, dhe besojmë se asnjëri prej tyre nuk do vazhdojë më tej”, është shprehur burimi.

Po këto burime janë shprehur gjithashtu se dyshja e njohur mund të ribashkohen sërish, pasi Brad po mundohet të përmirësohet dhe të heqë dorë nga disa vese jo të mira.

Gjithsesi nga ana tjetër Daily Mail shkruan se procedurat e divorcit janë të ngadalta, por nuk ka asnjë ndryshim në vendimin e tyre për t’u ndarë.

a11

Enjoyed this video?
angelina
"No Thanks. Please Close This Box!"