Angelovski:Ndaj Bjellorusisë, si ndeshje eliminatore

Published on 27-03-2017

ndaj Bjellorusisë, si ndeshje eliminatore

Pas triumfit në Vaduz kundër Lihtenshtejnit, reprezentacionin e Maqedonisë e pret miqësorja me Bjellorusinë në “Telekom Arena” në Shkup, të martën me fillim prej orës 18:00.
“Na pret miqësorja me Bjellorusët, që për ne konsiderohet si ndeshje kualifikuese. Do tu jap rastin edhe disa futbollistëve të tjerë që nuk patën minutazh të mjaftueshme në të kaluarën. Sa i përket Bjellorusisë, ata janë pothuajse 100 vende mbi ne në listën e FIFAs, por sigurisht se mund t’i kundërvihemi dhe të arrijmë rezultat pozitiv. Qëllimi ynë është fitorja para publikut tonë”, tha përzgjedhësi i Maqedonisë në futboll, Igor Angelovski.

Maqedonia ndaj bjellorusëve do të jetë më e fortë për shqiptarin Ezgjan Alioski, i cili mungoi në Vaduz për arsye kartonësh.
Për Maqedoninë dhe Bjellorusinë është kjo ndeshja e tretë mes tyre. Deri tani Maqedonia nuk ka shënuar fitore, ndërsa pas vete ka një barazim pa gola dhe një humbje (1-2)./lajm

Enjoyed this video?
ndaj Bjellorusisë, si ndeshje eliminatore
"No Thanks. Please Close This Box!"