Anita: Ramushi çdo natë po flet jerem si kryeministër

Published on 25-05-2017

Ka vite që e ëndërron postin e kryeministrit dhe tashmë kur është më afër se kurrë, Ramush Haradinaj, ka hyrë në një fazë tepër të vështirë.

Pasi në secilin tubim Haradinaj po prezantohet dhe po flet si kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës, duket se i është bërë edhe fiksim.

Madje në obsesion. Këtë po e fakton edhe vet Anita Haradinaj, bashkëshortja e Haradinajt. Ajo në një intervistë për Kukunews ka treguar se çfarë po hjek me Ramushin këto ditë.

“Ramushi si po vjen po flen. Na ka detyru me i thonë kryeministër sepse po thotë se kështu bëhet më lehtë. Edhe mirë e ka, kur na nuk e shohim si kryeministër si mund ta shohin të tjerët”, ka thënë Anita.

Madje ajo ka treguar edhe një detaj interesant.

“Ramushi po qohet shpesh jerem edhe po flet si kryeministër. Po duhet kadal dale me marr me afru edhe me pru në krevet se po ja nisë po qartet”, ka treguar Anita.

“Ishalla kryhen qeto zgjedhje se shkum posht”, shtoi ajo./kukunews.net/

Fjal t’hallkut

Enjoyed this video?
anita
"No Thanks. Please Close This Box!"