Apeli hedh poshtë aktakuzën kundër Pal Lekajt

Published on 23-06-2017

Gjykata e Apelit e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës lidhur me rastin e ish-kryetarit të Gjakovës, Pal Lekaj.

Kështu bëri të ditur avokati i Lekajt, Arianit Koci.

“Gjykata e Apelit e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Speciale. E kam thënë edhe më herë se nuk ka pasur asnjë provë se z. Lekaj e ka kryer veprën penale për të cilën ngarkohej”, tha Koci.

Ndryshe, në shkurt të këtij viti Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj deputetit të AAK-së, Pal Lekaj, për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”, gjatë kohës sa ishte kryetar i Gjakovës.

Enjoyed this video?
Pal-Lekaj-seanca-e-kuvendit-14-dhjetor-foto-ridvan-slivova-2-780x439
"No Thanks. Please Close This Box!"