Apeli nuk cakton paraburgim për të parin e Gazi Babës

Published on 21-07-2017

Për kryetarin e Komunës Gazi Baba nuk do të ketë paraburgim por atij do t’i merret pasaporta. Kështu ka vendosur Gjykata e Apelit.

Gjykata e Apelit me këtë vendim edhe një herë hedh poshtë kërkesën e Prokurorisë Speciale Publike e cila kërkonte paraburgim për Toni Trajkovskin e VMRO-DPMNE-së që është i akuzuar për financim jo të rregullt të fushatës së partisë së tij.

Përveç Trajkovskit, masë e njejtë me marrjen e pasaportës i është shqiptuar edhe deputetit të OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski i cili kërkoi që ta merr pasaportën duke thënë se nuk do të ik nga vendi.

Sot Gjykata e Apelit do të vendos edhe për rastet tjera që janë pjesë e aktakuzave të PSP-së, ku akuzohet kreu i lartë i VMRO-DPMNE-së.

Enjoyed this video?
toni-trajkovski-1
"No Thanks. Please Close This Box!"