Arbën Xhaferi s’e bëri gabimin e Ibrahim Rugovës (VIDEO)

Published on 21-05-2017
Sonte në RTV Dukagjini është transmetuar emisioni Zona Express, ku është shfaqur pjesa e dytë e dokumentarit “Një mendje e bukur”. Ky dokumentar i kushtohet Arbën Xhaferit, një prej shqiptarëve më të shquar të historisë sonë. Dokumentari është një profil politik dhe njerëzor për këtë mendje të ndritur.

Në pjesën e dytë të këtij dokumentari Zona Express është fokusuar në aktivitetin politik të Arbën Xhaferit në Maqedoni, përfshirjen e tij në Luftën e Kosovës, në atë të vitit 2001 në Maqedoni dhe në momentet e fundit të jetës së tij.

Pavarësisht raporteve jomiqësore me udhëheqësit e luftës së Kosovës, Arbën Xhaferi kishte vendosur që assesi të mos ndiqte shembullin e Ibrahim Rugovës, kur në malet e Tetovës dhe Kumanovës, disa shqiptarë po sulmonin policinë dhe ushtrinë e Serbisë.

Arbën Xhaferi, kur i doli situata prej kontrollit me fillimin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, vendosi të bëjë të kundërtën e kryetarit të LDK-së.

Emisioni Zona Express, me autor Leonard Kerqukin, është prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjinin.

Enjoyed this video?
5_1495378736-9665569
"No Thanks. Please Close This Box!"