Arrestimi i Grujevskit dhe Boshkovskit, MPB-ja greke ende nuk e ka konfirmuar

Published on 19-10-2017

MPB ende nuk ka marrë konfirmim zyrtar nga policia greke për arrestimin e ish-shefave Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski në Selanik.

MIA mbrëmë publikoi se të dy ish-shefat në MPB, të cilët disa muaj ishin në arrati, janë paraburgosur në Selanik, Greqi.

Boshkovski dhe Grujevski akuzohen nga PSP-ja në rastet “Fortesa”, “Target” dhe “Fortesa 2”.

Që nga 18 korriku, dy ish-shefat janë në arrati dhe janë fshehur me identitete fallso. Ata janë të akuzuar për shkatërrim të pajisjes për përgjim.

Enjoyed this video?
shafat
"No Thanks. Please Close This Box!"