Arrestohet shqiptari, i gjenden 11.5 kg kokainë në shtëpi

Published on 04-11-2017

Policia italiane bën me dije se mbi 11 kilogramë kokainë u gjetën në shtëpinë e një 31-vjeçari shqiptar, banues në zonën e Corticellas në periferi të Bolonjës.

Apartamenti u bastis të hënën si pjesë e një hetimi më të gjerë të koordinuar nga prokuroria, por lajmi u bë publik të premten.

Kokaina kishte cilësi tepër të lartë dhe një peshë prej 11.5 kilogramë ishte e fshehur në një dollap me fund të dyfishtë të shtetasit të identifikuar nga policia italiane me emrin Besian Elezaj.

Enjoyed this video?
3-31
"No Thanks. Please Close This Box!"