As sivjet s’ka abetare mbarëkombëtare për nxënësit shqiptarë (VIDEO)

Published on 27-08-2017

Nxënësit shqiptarë të klasës së parë, as këtë vit nuk do të kenë fatin që të mësojnë nga abetarja mbarëkombëtare, me të cilën i fillojnë hapat e para të diturisë bashëkmoshatarët e tyre nga trojet tjera shqiptare. Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës arsyetohen se shkak për këtë është mospërputhja e programeve mësimore të Maqedonisë me atë të Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë dhe diasporës. Naziktere Sulejmani, këshilltare shtetërore në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, tha se përdorimi i abetares së unifikuar edhe për këtë vit mbetët vetëm dëshirë e nxënësve dhe mësuesëve shqiptarë.

NAZIKTERE SULEJMANI, KËSHILLTARE SHTETËRORE

“Meqë bëhet fjalë për shtete të ndryshme të cilët kanë sisteme arsimore të ndryshme, mospërputhshmëria në mes të planeve mësimore dhe programeve mësimore ka sjellur që edhe më tej shfrytëzimi i abetares së unifikuar edhe në shtetin tonë të ngelet vetëm një dëshirë e fëmijëve, mësuesëve të shtetit tonë. Në Republikën e Kosovës dhe Shqipërisë, abetarja shfrytëzohet në klasën e parë, kur dhe fëmijët mësojnë shkrim-lexim, ndërsa në sistemin arsimorë, në plan-programet mësimore të cilat në Maqedoni shfrytëzimi i Abetares, bëhet në klasë të dytë”.

Sa i përket mësimit nga abetarja mbarëkombëtare për nxënësit shqiptarë në Maqedoni në vitet në vazhdim,  Sulejmani, thotë se kjo mund të ndodhë vetëm nëse ka vullnet të mirë nga ana e përfaqësuesëve adekuad në drejtim të ndryshimit të ligjit të teksteve shkollore.

NAZIKTERE SULEJMANI, KËSHILLTARE SHTETËRORE

“Me vullnet të mirë, me ndryshimet eventuale në programet mësimore, shpejtë ndoshta edhe në ndonjë vit të ardhshëm do të bëhet realitet edhe kjo dëshirë mesiguri e të gjithë fëmijëve shqiptar…Me siguri do të jetë thjeshtë një dëshirë për të punuar me të njejtin program, me qenë se çdo shtet ka programet mësimore, temat dhe gjërat e tjera që i përfshijnë në bazë të shtetit se ku gjenden, por besoj se për Abetaren do të ketë vullnet të mirë”

Nga Abetarja Mbarëkombëtare ka 5 vjet që mësojnë të  gjithë nxënësit shqiptarë që jetojnë në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Preshevë dhe diasporë, përveç, nxënësve shqiptarë të klasave të para që jetojnë në Maqedoni. Së pari, Ministria e Arsimit arsyetohej se me këtë abetare nuk mund të mësohet pasi nuk kishte marrëveshje bashkëpunimi mes Ministrisë së Arsimit të Maqedonisë dhe Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë. Megjithatë para dy viteve u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes dy ministrive, por abetarja mbarëkombëtare sërish nuk u lejua të vijë në Maqedoni. Ministrinë e Arsimit, vite me radhë e ka udhëhequr kuadrot e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Enjoyed this video?
abatare
"No Thanks. Please Close This Box!"