Australi, liqeni bëhet i kuq për shkak të temperaturave të larta

Published on 08-03-2017

aus-1

Sezoni i verës në Australi i ka dhuruar vizitorëve të Westgate Park (pranë Melbournit) një liqen të kuq. Bëhet fjalë për një liqen me ujëra të kripura, për shkak të një kombinimi mes temperaturave të larta, dritës diellore dhe precipitimeve të ndryshme, duke sjellë ndryshimin e ngjyrës.

Një ngjyrë e kuqe, e shkaktuar nga algat që ndodhen në shtratin e tij dhe lëshojnë ngjyrë për shkak të nivelit të lartë të kripës.

Administratorët e parkut i kanë ftuar njerëzit të shijojnë panoramën, por të mos kenë asnjë kontakt me ujin. Dhe i kanë siguruar të gjithë, në dimër, liqeni do t’i kthehet ngjyrës së tij natyrale, blu.

aus aus-1 aus-2

Enjoyed this video?
aus-1
"No Thanks. Please Close This Box!"