Avokati i popullit s’ka kushte për ta kryer punën

Published on 16-05-2017

Pamjaftueshmëria e resurseve njerëzore dhe mungesa buxhetit të pavarur kanë bërë që Avokati i Popullit të mos mund të ushtroj punën me kapacitet të plotë dhe në mënyrë efikase. Këtë e tregon raporti, që është bërë nga monitorimi i realizuar nga sektori joqeveritar me temë “Obdusmani- mandate dhe kompetencat”, raporton Shenja.

Biljana Bejkova, nga NVO Info Qendra u shpreh se sipas amendamenteve të reja ai ka fituar më shumë kompetenca por ajo që kanë vërejtur nga ky raport është se vullneti politik nuk i ka mundësuar që Obdusmani funksionoj si institucion pavarur.

“Formalisht në Maqedoni Avokati i Popullit ka mandat dhe kompetenca të mira dhe të mëdha sipas amendamenteve të reja. Por, në anën tjetër vullneti politik i pushtetit të deritanishëm tregon se ai nuk ka qenë i përgatitur t’i mundësoj  avokatit të popullit pavarësi, autonomi dhe efikasitet. Këtë e tregon edhe buxheti, që është i vogël dhe i cili ende varet nga pushteti ekzekutiv dhe punësimi, i cili me vite nuk i kënaq nevojat e avokatit të popullit”, ka deklaruar Biljana Bejkova, OJQ Info Qendra.

Edhe pse misioni i Avokatit të Popullit është që të ketë mbizotërim të së drejtave dhe lirive të njeriut, Ixhet Memeti thotë se këtë gjë e pamundëson pushteti me anë të mekanizmave të ndryshme.

“Edhe ky raport nxjerr në pah se gjendja në Maqedoni, sa i përket kornizës ligjore, apo sistemit, vendosjes së sistemit është shumë lartë i vlerësuar dhe mirë i vendosur si i tillë. Mirëpo, në anën tjetër realizimi i këtij sistemi, i këtij promovimi dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut nuk është mjaft efektiv, përshkak se pushteti përdor mekanizma dhe mundësi të ndryshme që të mos e mundësoj këtë institucion që në mënyrë efektive të mbroj liritë dhe të drejtat e njeriut”, deklaroi Ixhet Memeti, Avokati i Popullit.

Uranija Pirovska, nga Komiteti i Helsinkut për të Drejtat e Njeriut tha se Avokati i Popullit që nga emërimi i tij e deri tani edhe krahas të gjitha përpjekjeve nuk ka mundur që ta marrë atë që i është e nevojshme për ta ndjerë efektivitetin e punës së tij dhe të mund pastaj ai vetë t’i krijoj politikat e tija që të përmirëson kapacitetet e institucionit të tij.

“Nuk është e mjaftueshme vetëm të figuroj në letër, t’i jepet mandati, t’i zgjerohen kompetencat. Edhe më e rëndësishme është sa shteti tregon sens për atë se ai para dhe pas se të gjithash dueht të jetë i mëvetësishëm dhe i pavarur. Egistojnë edhe të drejta dhe rregulla të veçanta që i definojnë kushtet me të cilat duhet të funksionojnë institucionet e pavarura për të drejtat e njeriut, më e rëndësishmja nga to janë financat e pavarura”, ka deklaruar Uranija Pirovska, Komiteti i Hellsinkut.

Pirovska më tej shtoi se shteti nuk i ka kryer obligimet e veta sepse vet ai në njëfarë mënyre e ka limituar punën e Avokatit të Popullit.

Këto dy organizata joqeveritare tashmë një kohë të gjatë bëjnë monitorimin e punës së Avokatit të Popullit, si institucion shumë i rëndësishëm dhe i pavarur, i cili promovon dhe mbron të drejtat e njeriut.

Enjoyed this video?
Avokati-i-Popullit-Ixhet-mehmeti
"No Thanks. Please Close This Box!"