Balla: Letra e Hahn mesazh tepër i qartë për PD-në

Published on 12-05-2017

Balla

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla thotë nga Elbasani se letra e komisionerit Johannes Hahn ishte një mesazh tepër i qartë për Partinë Demokratike, e cila sipas tij, ka si synim bllokimin e zgjedhjeve.

Nuk ka ndodhur, jo në Shqipëri, po në asnjë vend të botës që kur ka një sistem demokratik që një parti politike të pengojë zgjedhjet, që një parti politike ti thotë popullit mos shko në zgjedhje. Ne duam që populli të shkojë në zgjedhje dhe që populli të vlerësojë me votë këdo që ka punuar”, ka thënë Balla, shkruan Ora News.

Balla ishte në fshatin Gjergjan të Elbasanit në një takim me banoret e kësaj zone, ku prezantoi edhe kandidatin për deputet, z. Arben Kamani.

Enjoyed this video?
Balla
"No Thanks. Please Close This Box!"