Banorët e Dardanisë bllokojnë trafikun për kombibusët ilegalë

Published on 31-07-2017

Banorët e Dardanisë bllokojnë trafikun për kombibusët ilegalë

Banorët e një blloku banesor në kryeqytet, kanë vendosur që të “marrin ligjin në duart e veta” duke bllokuar kështu më 1 gusht 2017 në ora 16:00 qasjen e kombibusëve ilegalë në Dardani përmes Orës së Kurrizit dhe rrethrrotullimit te ShF “Xhemail Mustafa” (prapa banesave të gjelbra në Dardani).

Këta banorë, përmes një njoftimi dërguar mediave, por edhe Policisë së Kosovës dhe Komunës së Prishtinës, thonë se kombibusët, drejtuesit e tyre dhe udhëtarët, pos që operojnë plotësisht jashtë ligjit, po krijojnë probleme për parking të banorëve, bërllok dhe mbetje tjera johigjienike, si dhe janë bërë pengesë elementare për qarkullim të makinave dhe këmbësorëve.

“Në shumë raste, makinat e tyre dhe vet ngasësit kanë qenë edhe kërcënim fizik për mirëqenien e banorëve të lagjes sonë”, thuhet në reagimin e këtyre banorëve, raporton Koha.net.

Banorët thonë se i kuptojnë arsyet ekonomike të cilat i kanë shtyrë drejtuesit e kombibusëve të dalin në rrugë, ndërsa theksojnë se mund të ju ofrojnë ndihmë atyre për qasje deri te institucionet përkatëse për adresimin e problemit të tyre.

“Por, prej 1 gushtit, ne nuk do të lejojmë që lagja jonë të shfrytëzohet për operimin e tyre. Aksioni jonë do të vazhdoj deri në zgjidhje përfundimtare të këtij problemi”, përfundon reagimi i këtyre banorëve.

Në vijim, letra e plotë e banorëve të bllokut 5/8 të Dardanisë:

Të nderuar,

Ju njoftojmë se ne, banorët e bllokut 5/8 të Dardanisë, më 1 gusht 2017 në ora 16:00, do ta bllokojmë qasjen e kombibusëve ilegal në lagjen tonë pëmes Orës së Kurrizit dhe rrethrrotullimit te ShF “Xhemail Mustafa” (prapa banesave të gjelbëra).

Ju ftojmë të merrni pjesë ose ta mbikëqyrni këtë aksion i cili ndodhë si rezultat i revoltës ndaj autoriteteve për neglizhimin e këtij problemi shumë të madh për komunitetin tonë (pos reagimeve sporadike të Policisë së Kosovës dhe Inspektoratit të Komunës së Prishtinës pas ankesave tona të panumërta).

Kombibusët, drejtuesit e tyre dhe udhëtarët, pos që operojnë plotësisht jashtë ligjit, po krijojnë probleme për parking të banorëve, bërllog dhe mbetje tjera johigjienike, si dhe janë bërë pengesë elementare për qarkullim të makinave dhe këmbësorëve. Në shumë raste, makinat e tyre dhe vet ngasësit, kanë qenë edhe kërcënim fizik për mirëqenien e banorëve të lagjes sonë.

Duke u munduar t’i kuptojmë arsyet ekonomike të cilat i kanë shtyer drejtuesit e kombibusëve të dalin në rrugë, ne mund të ju ofrojmë ndihmë për qasje deri te institucionet përkatëse për adresimin e problemit të tyre. Por, prej 1 gushtit ne nuk do të lejojmë që lagja jonë të shfrytëzohet për operimin e tyre. Aksioni jonë do të vazhdoj deri në zgjidhje përfundimtare të këtij problemi.

(në emër të banorëve të bllokut 5/8)

Alush Gashi

Dardania 5/8, F-7

+377 44 ****** (numri i njohur për redaksinë)

© KOHA. 

Enjoyed this video?
Banorët e Dardanisë bllokojnë trafikun për kombibusët ilegalë
"No Thanks. Please Close This Box!"