Barcelona ka gati 30 milionë euro për yllin e Arsenalit (Foto)

Published on 06-07-2017

Barcelona nuk e ka ndërmend të dorëzohet për mbrojtësin e djathtë të Arsenalit, Hector Bellerin
Trajneri i ri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka kërkuar transferimin e mbrojtësit të Arsenalit, Hector Bellerin.
Katalunasit janë në kërkim të një mbrojtësi të majtë dhe Bellerin shihet si lojtari ideal, shkruan Sport.
Arsenal kishte refuzuar ofertën e parë të Barcelonës, por tashmë katalunasit kanë rritur ofertën nga 25 milionë euro në 30 milionë euro.
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger më herët kishte thënë se Bellerin nuk është në shitje, por dëshira e lojtarit është që të kthehet në Camp Nou.
Në rast se dështon Bellerin, atëherë Barcelona do të kthehej vëmendjen nga mbrojtësi i Benficas, Nelson Semedo. /Express/

4_1499357149-4622230

Enjoyed this video?
ars_1499357215-367619
"No Thanks. Please Close This Box!"