Barcelona vendos për Deulofeun (Foto)

Published on 20-06-2017

Barcelona pritet ta rikthej Gerard Deulofeu në Camp Nou

Sipas të përditshmes sportive katallane, Mundo Deportivo, Barcelona ka vendosur që ta shfrytëzoj të drejtën për riblerjen e Gerard Deulofeut.

Gjiganti nga La Liga ka një marrëveshje me skuadrën angleze, Everton, për riblerjen e spanjollit për 12 milion euro, përcjell Express.

Barcelona në vitin 2015 e kishte shitur Deulofeun në Everton, por e kishte lënë të hapur mundësin e rikthimit të lojtarit në Camp Nou, të cilën edhe do ta shterpëzoj.

Deulofeu, i cili ka kontratë me Evertonin deri në vitin 2018, në gjashtë muajt e fundit ishte i huazuar te skuadra e Milanit, ku arriti të shkëlqej me paraqitjet në Serie A.

Por, ende nuk dihet nëse trajneri i ri i Barcelonës, Ernesto Valverde e ka bindur Deulofeun që të rikthehet në Camp Nou.

Më herët ishte thënë se Deulofeu dëshiron që të transferohej te Milan. Pritet të shihet gjatë këtyre javës se di do të rrjedhin gjërat për Deulofeun.

Enjoyed this video?
deulofeun_1497942346-9618593
"No Thanks. Please Close This Box!"