Basha: Tërheqja nga Kavaja, rezultat i betejës së qytetarëve

Published on 06-05-2017

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se tërheqja e kryeministrit nga zgjedhjet e Kavajës është rezultat i betejës dhe qëndresës së qytetarëve.

“Tërheqja e Edi Ramës nga zgjedhjet fasadë të diktuara nga krimi në Kavajë janë vetëm e vetëm rezultat i betejës tuaj, i qëndresës tuaj, i vendosmërisë tuaj për të mos lejuar monizëm të diktuar nga krimi dhe nga droga. Asgjë tjetër nuk do të ndodhte përveçse një gare fasadë.  Deklaratat për shtyp dhe qëndrimet e opozitës në emisione, Parlament apo jashtë Parlamenti nuk do të kishin arritur dot asgjë përballë kësaj masakre elektorale që përgatitje përballë uljes në gjysmështizë të flamurit të demokracisë”, tha Basha.

Basha tha se javës tjetër shqiptarët do të tregojnë se nuk do të pranojnë kurrë zgjedhje të diktuara nga krimi. “Do i tregojmë javën e ardhshme këtu në këtë bulevard Edi Ramës, kupolës politike të republikës së vjetër dhe mbarë botës se shumica dërrmuese e shqiptarëve nuk do të pranojë kurrë zgjedhje të diktuara nga krimi, nga droga dhe pa opozitën. Se të vetmet zgjedhje që ky vend do të mbajë do të jenë zgjedhjet e lira e të ndershme, të lira nga krimi, nga droga dhe nga monizmi me një qeveri teknike e cila do të përmbushë mandatin popullor për zgjedhje të lira e të ndershme”, vijoi Basha.

Enjoyed this video?
bashaaa-780x439
"No Thanks. Please Close This Box!"