Bashkë me Arbanën, Veseli takon një grup sipërmarrësish (Foto)

Published on 11-05-2017

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, i shoqëruar nga e sapo aderuara në politikë, Arbana Xharra, kanë takuar një grup të sipërmarrësve.

 Veseli ka thënë se këta janë disa nga njerëzit tanë që do të krijojnë më shumë vende pune dhe unë do të jem pranë tyre dhe mijëra ndërmarrësve të tjerë tani që po e nisim një kapitull të ri në zhvillimin e vendit tonë.

“Arbana dhe unë u takuam sot me një grup sipërmarrësish të jashtëzakonshëm kosovarë, gra dhe burra që po investojnë dhe krijojnë vende pune në ndërmarrjet dhe komunitetet – duke u mundësuar fëmijëve të tyre dhe gjithë Kosovës një #FillimiRi.

Adelina pati disa kursime të vogla familjare të cilat i përdori për investime dhe tani zotëron një furrë të famshme që punëson 30 persona. Armendi ka punuar në fushën e teknologjisë informative, ka vendosur të hyjë në sektorin e bujqësisë dhe tani prodhon frutat dhe perimet tona vendore, ushqimin e Kosovës për qytetarët e Kosovës! Mustafa nga Ferizaj prodhon ashensorë, ndërkaq Fetia është dëshmuar si një menaxhere e shkëlqyeshme në industrinë e shpërndarjes së ushqimit. Labi ka investuar buxhetin e familjes për të promovuar turizmin në Brezovicë dhe tani ka siguruar fonde norvegjeze për një hidrocentral të vogël.

Mbani mend këto fytyra. Këta janë disa nga njerëzit tanë që do të krijojnë më shumë vende pune dhe unë do të jem pranë tyre dhe mijëra ndërmarrësve të tjerë tani që po e nisim një kapitull të ri në zhvillimin e vendit tonë”, ka shkruar Veseli.

arbana1arbana2arbana3

Enjoyed this video?
arbana-1-650x358
"No Thanks. Please Close This Box!"