Bashkëvendasi i Astrit Deharit nga Sllupçani zgjedhet kryetar i Vetëvendosjes në Belgjikë (Foto)

Published on 07-03-2017

vv-1

Sot, Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Belgjikë përmbylli me sukses procesin e strukturimit të brendshëm duke zgjedhur Kryesinë e re, shkruan Gazeta Lajm. Angazhimi gjithnjë në rritje i bashkatdhetarëve përkrah Lëvizjes VETËVENDOSJE! jep një sinjal të fortë se durimit të popullit i ka ardhur fundi dhe se regjimit autoritar në Kosovë poashtu po i vie fundi.

“Tubimi filloi me një fjalë rasti përmes videokonferencës nga Deputeti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Rexhep Selimi, për të shënuar Epopenë e UÇK-së dhe për tëpërshëndetur aktivistët dhe personalitetet e jashtme nga jeta politike dhe sociale në Belgjikë. Më pas u shaq filmi dokumentar “10 shkurti”, para se të fillonte procesi zgjedhor.

Aktivistët e pesë pikave të Lëvizjes në Belgjikë (Anvers, Bruksel, Brugge, Huy dhe Namur) zgjodhën Arben Fetain si Kryetar të Qendrës. Arbeni është këshilltar në fushën e zhvillimit ndërkombëtar me agjenci të ndryshme ndërkombëtare në Bruksel që nga viti 2009. Arbeni kishte punuar në Prishtinë në periudhën 2004-2008 si ekspert i çështjeve evropiane me Programin për Zhvillim të Kombeve te Bashkuara dhe me projekte te Komisionit Evropian.

Ai është i diplomuar në shkencë politike nga Université Libre de Bruxelles dhe ka një Master në politika të jashtme të Bashkimit Evropian nga Instituti për Studime Evropiane në Bruksel”, njofton Lëvizja VETËVENDOSJE.

Arbeni është me prejardhje nga Sllupçani i Kumanovës (i njëjti fshat nga ishte prejardhja e Astrit Deharit të ndjerë)  dhe jeton në Belgjikë nga viti 1989. Kryetari i sapozgjedhur falënderoi aktivistët për angazhimin dhe besimin e treguar. Arbeni prezantoi vizionin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për rolin e mërgatës dhe propozoi një sërë prioritetesh në të cilat do duhej të fokusohej Qendra në Belgjikë gjatë javëve dhe muajve në vijim.

Ky tubim zgjedhor u përshëndet nga Ahmet Gjanaj, Deputet në Parlamentin e Brukselit, i cili përgëzoi Lëvizjen për strukturimin e mërgatës në Belgjikë, si një ndihmesë e rëndësishme për faktorizimin e shqiptarëve në këtë shtet dhe në realizimin e të drejtave të tyre në përgjithësi. Ahmet Gjanaj shprehu gatishmërinë e tij për të punuar ngushtë me Lëvizjen VETËVENDOSJE! drejt fuqizimit të komunitetit shqiptar dhe realizimit të synimit përfundimtar, atë të bashkimit kombëtar.

Më pas, Këshilli i Qendrës në mbledhjen e tij konstituive, zgjodhi Kryesinë e Qendrës. Bujar Krasniqi u zgjodh si Nënkryetar i parë, Valon Vuçetaj si Nënkryetar i dytë, Dardan Prebreza si Sekretar Organizativ dhe Erblin Shala si Koordinator i Nënkomiteteve. Kryesues i Këshillit u zgjodh Rediart Cankja i cili do të ketë Gazmend Fetain si zëvëndës. Anëtarët e tjerë të Kryesisë janë Agon Efendiu, Ilir Morina dhe Urata Hysenaj.

Në fund, Këshilli i Qendrës zgjodhi Bujar Krasniqin dhe Mesud Ismailin si delegatë në Këshillin e Përgjithsëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ne si Qendër e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Belgjikë do të angazhohemi maksimalisht në ndalimin e regjimit të instaluar në Kosovë dhe të projekteve të dëmshme të tij siç janë demarkacioni me Malin e Zi dhe Zajednica, projekte këto që do minojnë të ardhmen e vendit tonë duke cunguar dhe bosnizuar Republikën.

Për më tepër do të angazhohemi që zëri i mërgatës shqiptare në Belgjikë të jetë sa më i unifikuar dhe kësisoji reagimet ndaj padrejtësive të jenë më fuqimplota. Ne gjithashtu do të vazhdojmë angazhimin për krijimin e urave të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Belgjikës, përfshirë në nivelin lokal dhe atë mulitlateral. Rritja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! si në Kosovë ashtu dhe në diasporë është e pandalshme dhe angazhimi ynë duhet të intensifikohet edhe më shumë në mënyrë që ti jepet fund këtij regjimi dhe kësaj klase politike që e ka kapur peng zhvillimin e Kosovës.

levizja

Enjoyed this video?
vv-1
"No Thanks. Please Close This Box!"