BDI demanton Alsat-M: Prona e blerë nga pronari i saj, s’ka lidhje me ndërtime pa leje

Published on 06-06-2017

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) përmes një komunikate dënon ashpër siç thonë, “manipulimin me opinionin publik që po e bën TV Alsat për dy ditë me rradhë në lidhje me aktivitetet e Prokurorisë Speciale në Komunën Çair”.

“TV Alsat në mënyrë tendencioze dhe shtrembëruese ndërlidhë bisedën telefonike të Kryetarit Ahmeti me bashkëpartiakët e tij për shitjen e pronës së BDI-së, e cila është blerë pikërisht nga pronari i Alsat, nëpërmjet të kompanisë Veve group dhe të nënshkruar nga vet z. Ferik Velija, me pretendimet për ndërtime pa leje në Çair.

Përpjekjet për shitje të atij objekti, pronë e BDI e blerë nga pronari i TV Alsat, nuk kanë asnjë lidhje të vetme me ndonjë ndërtim pa leje e as me aktivitetet e prokurorisë speciale, prandaj këto kronika të vazhdueshme të Alsat M interpetohen si përpjekje të qëllimshme për ti shtrembëruar faktet dhe për ta dëmtuar BDI-në”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

Enjoyed this video?
BDI
"No Thanks. Please Close This Box!"